Shqiptarja nga Kosova, Fatmire Bajramaj me skuadrën e saj, Potsdam-i nga Gjermania kualifikohen në finalen e madhe të Champions League në futboll (femrat). Ato në ndeshjen e kthimit shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Duisburgut, duke eliminuar nga garat, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2. Nagasato ka qenë kreatore e golit të fitores në minutën e 40-të. Ndërsa Bajramaj luajti 90 minuta, por që në minutën e 43 të pjesës së parë është ndëshkuar me karton të verdhë. Potsdam në finalen e madhe me 26 maj, në Londër të Anglisë, do të takohen me skuadrën franceze, Lyoni.

SHPËRNDAJE