Është rritur interesimi i skuadrës italiane, Napoli për kosovarin e Bazelit, Xherdan Shaqirin.
Sipas “Corriere dello Sport”, shqiptari i skuadrës së Napolit, Blerim Xhemjali ka ftuar Shaqirin që të bëhet pjesë e skuadrës napolitane.
Të njëjtën ftesë Shaqirit i ka bërë edhe Inler, një tjetër lojtar që luan tek Napoli, por që bashkë më Xhemajlin e Shaqirin janë pjesë e kombëtares së Zvicrës.
Përveç Napolit, Shaqiri vëzhgohet edhe nga Lacio, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, Bajern Munih dhe Hamburg.