Në një takim me maturantët, Lulzim Basha i ka garantuar ata se në platformën e tij, parashikon krijimin e mundësive reale që çdo i ri të mund të vazhdojë arsimin e lartë. Gjithashtu, Basha tha se do të investojë në garat ndërshkollore në të gjitha rrafshet dhe se për fituesit do të ketë një çmim të veçantë nga kryebashiaku.

 

“Ju do të jeni brezi i parë i studentëve në Tiranë që do pajiset me kartën studentore të Bashkisë së Tiranës. Unë do të ngre një fond special bursash. Pikësëpari do t’u jepet atyre që shkëlqejnë me rezultatet e tyre. Bashkia do të përcaktojë vetëm si fillim, vetëm gjatë vitit e parë 500 bursa për studentët në nevojë. Sa prej jush e kanë vizituar faqen time në Facebook? Atëherë ta dini se ai forum nuk është deri me datë 8 maj, por vlerën e vërtetë të komunikimit do ta ketë midis jush dhe Kryebashkiakut tuaj të ardhshëm duke filluar nga data 9 maj”, tha Basha.

SHPËRNDAJE