Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike (PD), me flamuj të kësaj partie dhe të Bashkimit Evropian (BE), kanë marshuar gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në rrugët e Tiranës.
![](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2011/old_foto/123abashapreshevajone.jpg)
Në bulevardin Dëshmorët e Kombit kanë parakaluar duke nisur që nga mesnata e së martës, disa dhjetëra makina ku disa të rinj mbi to, me flamuj të PD-së, me bori dhe me thirrje gëzimi, kanë manifestuar gëzimin për shpalljen e Lulzim Bashës zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), fitues i postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Policia Rrugore, herë pas here ndalon automjete duke bërë verifikim të personave në to, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën.