Partia Socialiste (PS) ka ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Siç raportojnë mediet në selinë e Partisë Socialiste (PS) në Tiranë, janë ngritur grupe pune, që drejtohen nga nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Erion Braçe, për të hetuar mbi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Duket qartazi se socialistët nuk po e kapërdijnë dot disfatën elektorale të kryetarit të tyre Edi Rama dhe përmes këtyre taktikave ata sikur kërkojnë hakmarrje.
http://www.youtube.com/watch?v=MRCNNk_UtYY&feature=player_embedded