Sipas redaktorit të librit në fjalë z.Fehmi Rexhepit, “një kapitull i veçantë i librit i kushtohet Regjionit të Karadakut në periudhën 1912- 1945 si dhe periudhës pas vitit 1945 duke mos e lënë anash as periudhën e luftës së UÇPMB-së më 2001 në Zonën e Karadakut…”

Arditë BEHLULI

Preshevë,14 shkurt / Presdheva Jonë

Doli nga shtypi libri më i ri me titull Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari nga autorët Demush dhe Metush Berisha. Redaktori i librit doktor Fehmi Rexhepi në fjalën e tij të përgatitur në pasthënie ka potencuar se vepra shkencore- popullarizuese Karadaku i Preshevës është mburrje dhe krenari e vëllezërve Demush dhe Metush Berisha. Padyshim mund të quhet kontribut me peshë të veçantë që i është dedikuar kësaj treve e cila qëndroi gjithmonë me krenari stuhive dhe rrebesheve të kohës. Autorët me këtë vepër vërtetojnë me kompetencë se kjo trevë e maleve dhe e masiveve shqiptare, pati dhe ka traditë qëndrese kundër pushtuesve të huaj gjë që vërtetohet më së miri që nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, pa ndërprerë, deri në ditët tona, duke kontribuar dukshëm në rrjedhat historike të popullit tonë. Një kapitull i veçantë i librit i kushtohet Regjionit të Karadakut në periudhën 1912- 1945 si dhe periudhës pas vitit 1945 duke mos e lënë anash as periudhën e luftës së UÇPMB-së më 2001 në Zonën e Karadakut. Studimi gjithëpërfshirës i vëllezërve Demush dhe Metush Berisha Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari është një kontribut konkret për historiografinë e kësaj treve dhe një përpjekje e tyre për të ndriçuar sadopak bëmat dhe kontributin e personaliteteve të kësaj treve në të mirë të kombit, thuhet kështu në komentin e redaktorit të librit doktor Fehmi Rexhepi .

SHPËRNDAJE