Taylor kishte hir të jashtëzakonshm, famë dhe pasuri, dhe fitoi tre çmime Oscar, dy për rolet e saj në kinema dhe përfshirë edhe një çmim të veçantë për punën e saj humanitare. Por, dekadën e fundit sidomos ajo ishte e “torturuar” nga sëmundja, që nuk la të kaloi ndoshta ato ditë e fundit të jetës në romancën që i pëlqente shumëasaj, dhe mbasi kaloi dhe disa tragjedi të tjera personale.
BEQIR SINA
New York,23 mars / AIK-Presheva Jonë
LOS ANGELES – Aktorija legjendë Elizabeth Taylor, perëndeshë sy-violet- që e ka filluar jetën e saj në kinema qysh nga filmat e “zjarrtë” jeta e të cilës kaloi nëpër ekrane, dhe u ndesh shpesh nga jeta e stuhishme e tragjedive romantike personale, vdiq në moshën 79 vjeç, sot e mërkurë 23 mars 2011 – në Los Angelos.
Ajo vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe mbas “dështimit” të një ndërhyrjes në kompikacionet e zemrës në spitalin privat Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angelos – Kaliforni – ku ajo ishte shtruar në spital për rreth gjashtë javë, thotë, publicisti amerikan Sally Morrison, sot për axhensinë e lajmeve Associate Press – AP .
Kur ajo mbylli sytë për në botën e amnueshme : “Të katër fëmijët e saj ishin përrreth shtartit të vdekjes së saj,” tha Morrison.
Taylor kishte hir të jashtëzakonshm, famë dhe pasuri, dhe fitoi tre çmime Oscar, dy për rolet e saj në kinema dhe përfshirë edhe një çmim të veçantë për punën e saj humanitare. Por, dekadën e fundit sidomos ajo ishte e “torturuar” nga sëmundja, që nuk la të kaloi ndoshta ato ditë e fundit të jetës në romancën që i pëlqente shumëasaj, dhe mbasi kaloi dhe disa tragjedi të tjera personale
“Unë mendoj se jam duke u bërë fatalistike,” tha ajo në vitin 1989. “Shumë çka ndodhur në jetën time për mua, nuk dëshirojë kurrë që të mos jetë fatalistike.” shprehej ajo vite më parë theksojnë axhensitë lajmeve teksa lajmërojnë vedekejn e legjendës Taylor.
Ajo do të mbahet mend si aktorja e famshme që pati më shumë martesa në jetën e saj. Pa llogaritur bashkjetesën me ndonjë burrë tjetër. Sipas kronaologjistëve të jetës së saj – thuhet se plotë tetë martesa të saj – janë të regjistruara zyrtarisht në librin e celebrimeve, duke përfshirë edhe dy martesa me aktorin Richard Burton dhe një me Larry King –
Saqë, kur nji gazetar u pyet “se a dinte sa herë ishte e martuar Elizabeth Taylor? ai duke qeshur tha “Sa herë ajo ndrronte ato të brendshemet e grave”
Mirëpo, ajo që kan pikasur gazetarët, tregon se Taylor ka pasur krahas suksesit dhe famës dhe një betejë të përjetshëm me abuzimin e substancave të alkolit dhe drogës,.
Sëmundjet fizike dhe rënia e ngritja e reitingut të saj e kanë bërë Taylor si më popullore në supermarketet e tabloideve, ashtu si në festivalet e filmave klasik. Fotografia e saj qarkullonte në ballinat e revistave më të njohura të botës.
Gjëja që “nuk i heci” fare asaj ishte shëndeti?!.
Taylor, vetë deklaroi në nëntor 2004 se kishte pasur dështim në ndërhyrjen kirirgjukale në operacionet e komplikacione të zemërës. Por, ajo atëhere i hodhi poshtë raportet periodike që ajo ishte në prag të vdekjes, duke thënë se ajo ishte duke përdorur një karrige me rrota, vetëm për shkak të problemeve kronike me mushkritë, te cilat ajo tregonte se i kishin filluar që në moshën 12 vjeç, kur ajo ra nga një kalë.
“Oh!, çfarë mendon, mund të dukem se unë jam duke vdekur?” ajo tha në maj 2006 në një intervistë televizive të rrallë në kanalin CNN me ish partnerin e saj Larry King në emisionin e tij të famëshëm “Larry King Live.”
“Apo të duket ashtu – si po të tingëllojnë përgjigjet e mija sikur kam Alzheimer?”
Mbasi tabloidët raportonin shpesh herë për “treg” gjëra të tilla ” spekulative me shëndetin e saj, ajo mendonte se gazetarët” nuk kanë asgjë tjetër të shkruajn – përveçë atyre të “skadaleve të pista” për të shkruar për askënd tjetër,” tha ajo.
Kur ajo mbushi 75 katër vjet më parë se të vdiste, ajo u pyet në lidhje me të ” fshehtëtat” e jetëgjatësisë së saj dhe duke qeshur u përgjigjë: “Hangin ‘in – Mbahem gjallë”
Aktorja Elizabeth Taylor , është londineze e rritur në Amerikë.
Taylor ka lindur në Londër në vitin 1932 nga një çift amerikan me banim në Mbretërinë e Bashkuar. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, prindërit e saj u shpërngulën në SHBA dhe u vendosën në Kaliforni.
Ajo vërtet lindi në Londër- dhe që kur ishte një yll në moshën 12, hyri në jetën publike më pasë një nuse shumë e re dhe një grua e ndarë nga burri i saj qysh në moshën 18 vjeç, një perëndeshë në ekran në moshën 19 vjeç dhe një grua e ve në moshën 26 vejç.
Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.
Taylor, konsiderohet prej kohësh një nga bukuritë e botës së ekranit të madh. Ajo u shfaq në më shumë se 50 filma, dhe fitoi tri çmime Oskar, dy për shfaqjet e saj në filimin “Butterfield 8” (1960) dhe “Kush ka frikë nga Virginia Woolf?” (1966), në të cilën ajo luajti Burton, dhe një në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.
Në vitet e mëvonshme, ajo shfaqet në një rol tjetër në publik legjenda Taylor merr rolin e humanitares së njohur dhe më zë në botë. Ajo për disa vjet ishte një zëdhënëse për disa shkaqe, sidomos ato kërkimore kundra sëmundjes vdekjeprurëse SIDA – AIDS. Për punën e saj në lëmin humanitar legjenda Taylor fitoi nji çmim Oscar të veçantë, çmimin “Jean Hersholt Humanitarian Award”, në vitin 1993.
Mbasi ajo e pranoi atë çmim, ajo i tha një audience televizive në mbarë botën: se “Unë e quaj ketë çmim të gjithëve dhe e ndaj me ju
për të nxjerrë nga thellësitë e e zemrës tuaj një dëshirë – për të treguar se ne jemi një racë njerëzore, për të provuar se kjo dashuria jonë është mbigjithëçka, kur kujtojmë nevojën e njerëzve tonë përtej urrejtjes dhe ndarjeve njerëzore, duke treguar se mëshira jonë është më bindëse . “
për të nxjerrë nga thellësitë e e zemrës tuaj një dëshirë – për të treguar se ne jemi një racë njerëzore, për të provuar se kjo dashuria jonë është mbigjithëçka, kur kujtojmë nevojën e njerëzve tonë përtej urrejtjes dhe ndarjeve njerëzore, duke treguar se mëshira jonë është më bindëse . “
Ajo në dekadën e fundit u përballë fuqimisht me shumë probleme të saj shëndetësore me një qëndrim stoik, thonë njerëzit që e njohën Elizabeth Taylor nga afër. Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite.
“Trupi im është një “rrëmujë” e vërtetë,” i tha revistës “W” në vitin 2004 legjenda Taylor. “Nëse ju shikoni vetëm pak trupin tim tani si jam bërë unë pas sëmundjes sime në pasqyrë, ajo është vetëm krejtësisht “konvekse dhe konkave.”
Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.