Shkrimtari i njohur argjentinas, Ernesto Sabato, ka ndrruar jetë në moshën 99 vjeçare. Autori i novelës, “Tuneli”, Ernesto Sabato, ka publikuar romanin e tij të parë në vitin 1948 përmbajtja e së cilit trajtonte kërkimin ekzistencial për vetvetën dhe identitetin.

Listës së botimeve të tij i shtohen edhe veprat, “Për heronjët dhe Varret” si dhe vepra, “Engjulli i Errësirës”.

Shkrimtari, tashmë i ndjerë argjentinas, fillimisht ka qenë fizikant duke e praktikuar këtë profesion në Institutin Kyri të Parisit dhe Institutin për Teknologji të Masaçusets.

Mirëpo më vonë ai e braktisi fizikën për tu bërë shkrimtar me arsyetimin se “unë shkruaj pasi ndryshe do të vdisja duke kërkuar sensin e ekzistencës”. Kështu ishte arsyetuar Sabato në një nga intervistat e tij ndërsa vlerësimet e mira për punën e tij kanë ardhur menjëherë pas lajmit se shkrimtari ka ndrruar jetë.

Një nga gjykatësit spanjoll për të drejtat e njeriut në Los Angjelos, Baltazar Garson, ka thënë se Ernesto Sabato “është një nga etërit e Argjentinës jo vetëm në fushën e literaturës, por edhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm të tij për të drejtat e njeriut”.

Sabato ishte cilësuar edhe si një ikonë politike për shkak të përballjes së tij me regjimin autoritar të Huan Domingo Peron.

SHPËRNDAJE