(AIK-Presheva Jone)
Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Rihanna, ka mbetur beqare, deklaroi një mike e afër në revistën “People”.
Burimi nuk deshi të identifikohej, por sipas shkrimit original është një mike shumë e afërt e këngëtares së “Umbrella”-s. “Ajo e konsideron veten beqare”, deklaroi mikja. “Nuk e ka kurrë problem të gjejë dikë dhe në këtë moment po flirton shumë”.
Këngëtarja u nda me ish të dashurin e tij, Chris Brown, pasi ai ushtroi dhunë ndaj saj në vitin 2009. Në janar, ajo u pa me bejsbollistin Matt Kemp, për të cilin në tetor, vetë Rihanna deklaroi se e dashuronte. Megjithatë, për arsye ende të panjohura, Rihanna është rikthyer të jetë e disponueshme.