(AIK-Presheva Jone)
Një prokuror në SHBA tha se mjeku i akuzuar në rastin e vdekjes së Majkëll Xheksonit ka mbledhur prova në skenën e ngjarjes përpara se ta thërrasë ambulancën, më shumë se 20 minuta pasi e gjeti këngëtarin pa vetëdije.
Prokurori e bëri akuzën për vrasje të paqëllimshme të martën gjatë seancës dëgjimore në gjykimin e dr. Konrad Murei, i cili kujdesej për yllin e popit kur ai vdiq nga mbidoza në 25 qershor, 2009.
Autoritetet e akuzojnë mjekun për administrimin e sedativeve të forta dhe reagim të gabuar gjatë situatave emergjente.