Futbollisti anglez David Beckham dhe ish-portieri gjerman Oliver Kahn mund të gjejnë një statujë dylli me përmasat e tyre origjinale në… Iran.
Nuk dihet ende pse janë zgjedhur pikërisht këta dy lojtarë për këtë homazh, por e sigurtë është që këto statuja ngjajnë fare pak me mesfushorin e Los Angeles Galaxy dhe ish-lojtarin e Bayern Munchen.
Mund të kuptohet zgjedhja e Beckham si një ikonë e botës së futbollit, por statuja e Kahn e ngjashme me atë të Frankenstein nuk gjen dot shpjegim.
Ish-portieri më i mirë i botës qëndron gjatë gjithë kohës në plan të dytë sepse të gjithë vizitorët duan të bëjnë foto vetëm me ish-kapitenin anglez.