Njeriu më i suksesshëm në historinë e Lojrave Olimpike, Micheal Phelps, nuk duket shumë i dhënë pas stërvitjes kohët e fundit.
25-vjeçari që ka fituar 14 medalje të arta në dy Olimpiadat e fundit, në stile të ndryshme të notit, është shndërruar në një pjesmarrës të zakonshëm të festave në vende të ndryshme në SHBA dhe së fundmi u fotografua në një pishinë në Las Vegas, i rrethuar nga një numër i jashtëzakonshëm femrash.
Vetëm pak ditë pasi humbi për herë të parë në një dekadë në 200 metra stil bretkosë, Phepls duket se ka nevojë urgjente të stërvitet, por në një pishimë të vërtetë.