E treta e vërteta ka rezultuar për një çift nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për Dave dhe Angela Daves, që luanin për herë të tretë në lotarinë “EuroMillions” dhe fituan çekun prej 101 milionë funta.
Çifti jeton prej katër vitesh bashkë dhe tani pas fituan lotarinë kanë në plan edhe të martohen.
Mirëpo shtrohet pyetja se çfarë do të bëjnë me gjithë ato para që kanë fituar?
Dave dhe Angela Daves kanë thënë se kanë një listë prej 15-20 miqsh të cilët u kanë ardhur në ndihmë gjatë jetës së tyre dhe ata tani kanë rastin për t’ua shpërblyer.
Gjithashtu ata do të blejnë prona në Londër dhe jashtë saj si dhe do të bëjnë një udhëtim për në Las Vegas si dhe në Zvicër.
Numrat e biletës së tyre ishin: 18, 26, 34, 38 dhe 42 me numër me fat 5 dhe 8.