Por, para kësaj, ka thënë ai, të përdorë karotën si perspektivë të aderimit për të obliguar Kosovën dhe Serbinë që të merren vesh rreth zgjidhjes së problemit të Mitrovicës, njofton Agjencia Informative “Presheva Jonë”.

 

Gjenevë,21 prill / AIK-Presheva Jonë

Themeluesi i gazetës prestigjioze “Kohës Ditore” Veton Surroi përmes një interviste botuar në “Le Monde”, apelon te BE-ja që në gjirin e saj të pranojë shtete të reja pas luftës në Ballkan, me prioritet Kosovën dhe Turqinë. …

 

Pyetjes se çfarë mendon lidhur me pesë vendet e BE-së që kontestojnë ende pavarësinë e Kosovës, Surroi për “Le Monde” përgjigjet se Kosova s ‘ka më kohë të presë. Nuk dua të them se ne do të hyjmë që tash në BE, por procesi i integrimeve duhet të nisë urgjent gjatë këtij viti, ku BE për të ruajtur ekuilibrin dhe ta përdorë perspektivën e aderimit si karotë për të obliguar Kosovën dhe Serbinë rreth zgjidhjes së problemit të Mitrovicës.

“Qëllimi nuk është për marrje të subvencioneve, por t’i takojmë familjes evropiane. Ne nuk duam të jemi ndryshe nga tjerët. Shoqëria jonë është në rrugë të mbarë, ajo tashmë ka vënë në funksion institucionet demokratike dhe pret një mbështetje më të madhe nga BE për t’i krijuar kushte dhe kontribuar avancimit të proceseve demokratike”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE