Përsëritja e akuzave për krim të organizuar ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci nga prestigjozja angleze “Sunday Times” ka nxitur një seri reagimesh.
Ish-ministri britanik për Ballkanin, Denis MacShane dhe ish-prokurori i gjykatës së Hagës që gjykoi Sllobodan Milloshevic, Geoffrey Nice, i kanë dërguar një letër redaksisë së gazetës.
Ata e cilësojnë artikullin e publikuar si propagandë serbe për të njollosur figurën e kryeministrit kosovar, ndërkohë që theksojnë se akuzat e ngritura ndaj tij nuk kanë prova dhe dëshmi të besueshme.
Dy ish-zyrtarët shprehen të vetëdijshëm se, gjatë luftës në Kosovë mund të kenë ndodhur gjëra të tmerrshme nga të dyja palët.
Por ata nënvizojnë se ndryshe nga Milloshevic, Karaxhic dhe Mlladic, zyrtarët kosovarë të akuzuar për krime lufte janë dorëzuar vullnetarisht në Hagë.