(AIK-Presheva Jone)
Në shumë vende të botës tashmë kanë filluar kremtimet për Vitin e Ri 2011.
Rreth 1.5 milionë njerëz u tubuan në Sidnej të Australisë për të parë fyshekzjarret, për të cilat organizatorët thonë se janë më të mëdhatë në botë.
Më herët, mijëra njerëz dolën në rrugët e Zelandës së Re.
Në Evropë, turrma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në sheshet e qyteteve të mëdha.
Në Nju Jork, rreth një milion njerëz pritet të dalin në sheshin “Times Square” për kremtimet tradicionale të ndërrimit të motmoteve.