Presidenti amerikan Barak Obama dhe gruaja e tij Mishell janë pritur zyrtarisht në Pallatin Bakingem nga mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës Veriore.
Obamët arritën në Londër, një ditë përpara se si ishte në agjendë, në përpjekje për të evituar aulimin e mundshëm të fluturimit për shkak të reve vullkanike.
Presidenti amerikan nisi të hënën turneun në katër shtete evropiane, me vizitën e tij në Irlandë.
Obama dhe kryeministri britanik Dejvid Kameron, në një artikull të përbashkët në Times kanë thënë se raportet e shteteve të tyre paraqesin “një miqësi thelbësore- për ne dhe për botën”.
Obama pritet të zhvillojë bisedime me Kameronin të mërkurën.
Gjatë turneut të tij në Evropë, Obama do të marrë pjesë në samitin e G8 në Francë dhe do të vizitojë Poloninë.