Presidenti francez Nikolas Sarkozi, udhëton për në Berlin sot ku pritet të takohet për bisedime me Kancelaren gjermane Angela Merkel rreth çështjes së krizës së euros.

Këto bisedime pritet të fokusohen në temën se si të merren më shumë para nëpër bankat evropiane.

Parisi dëshiron që Evropa të merr fondin prej 440 miliardë eurove për të rikthyer stabilitetin financiar dhe të rikapitalizojë bankat e tij, ndërsa Berlini është duke këmbëngulur se fondi duhet të përdoret si mjet i fundit.

SHPËRNDAJE