Shpesh herë një femër e vetmuar mendon se asnjë burrë nuk është i interesuar të dalë me të. Por nuk duhet të trishtoheni, sepse edhe shpirti juaj binjak mund të jetë fshehur në ndonjë cep të botës, vetëm se është pak e vështirë për ta gjetur.

Nga trishtimi shihni femrat e tjera dhe të gjitha ju duken të bukura, të zonjat dhe më simpatike se ju. Ndiheni mbretëresha e femrave të shëmtuara, një Bridget Jones e dëshpëruar. Por mos u shqetësoni, sepse nuk është kështu. Merrni në dorë jetën tuaj dhe ndryshoni stilin e jetesës. Nuk ka rëndësi se ku jetoni, në një qytezë të vogël apo në një qytet të madh: diku atje përtej qëndron një burrë i cili është i gatshëm t‘ju takojë! Sigurisht që po qëndruat mbyllur në shtëpi, nuk mund të njihni ndonjë mashkull e aq më pak të krijoni një lidhje. Kështu që jepini larmi jetës suaj shoqërore, dilni me miqtë dhe krijoni lidhje të reja. Një gjë tjetër që mund të bëni është ta “hiqni” atë fytyrë të dëshpëruar. Meshkujt e nuhasin dëshpërimin me kilometra larg dhe asnjë prej tyre nuk dëshiron të dalë me një femër të tillë. Jeni e fiksuar pas jetës suaj sentimentale? Sapo i keni kaluar të 35-at dhe nuk bëni gjë tjetër veçse mendoni se sa do të dëshironit ta sistemonit jetën tuaj, të krijonit një familje dhe të gëzonit si të gjitha femrat e tjera? Gjithsesi nuk mund të pretendoni që në takimin e dytë të flisni për pushimet dhe t‘i planifikoni bashkë, apo në të tretin t‘ia prezantoni të dashurin prindërve tuaj dhe ai t‘ju prezantojë te të vetët. Dhe në takimin e katërt të jeni me unazë në gisht. Kjo është e gabuar. Duhet të dini që kjo sjellje nuk është aspak e hijshme dhe çdo mashkull do të refuzonte të qëndronte me ju. Ajo që duhet të bëni është shijoni momentin: jeta jetohet tani! Vetëm kështu do të mundeni ta largoni mendjen nga “data e skadencës suaj” (ndoshta do ta hiqni nga mendja mendimin që ju jeni ‘kos‘) dhe do të shihni që do të jeni më tërheqëse në sytë e meshkujve. Nëse jeni me të vjetrën, atëherë përpiquni t‘i shkëpusni lidhjet me të kaluarën. Ndoshta me fjalë jeni gati për të bërë para, hiqeni si femër moderne dhe thoni që ndiheni mirë. Por në fakt nuk është kështu. E vërteta është se në kokën tuaj mendimet janë monopolizuar nga ish i dashuri juaj: me shpirt dhe mëndje ende nuk i keni dhënë fund lidhjes suaj të mëparshme. Nuk është e nevojshme të ndiqni domethënien e fjalës e urtë popullore: “Gozhda nxirret me gozhdë”. Bëjini gjërat më me kujdes, jepini vetes kohë për të shëruar plagët e vjetra dhe pastaj fokusoheni te dikush që ju pëlqen. Edhe kur të krijoni një lidhje të re, duhet të bëni kujdes. Dashuria kthehet në një fiksim më shpejt nga sa ju mendonit dhe kjo nuk është aspak e mirë. Një tip tjetër gruaje e vetmuar është ajo që pretendon të pamundurën. Mendoni se jeni guraja perfekte, princesha mbi bizele? Në këtë pikë nuk po kërkoni një partner, por po përzgjidhni kandidatët me kurrikulum në dorë.

SHPËRNDAJE