Sipas një ueb faqeje italiane të iPhone, gjenerata e pestë e iPhone pritet të paralajmërohet nga Apple gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa në treg do të paraqitet së pari në SHBA me 5 shtator, ndërsa më pas në tetor në shtetet tjera botërore.

ComputerWorld ka raportuar të njëjtën gjë duke u bazuar në ato që janë hënë në kuadër të kësaj faqeje italiane, ndërsa Boy Genius në blogun e tij ka thënë se AT&T, ka filluar me përgatitjen e punëtorëve për lansimin e iPhone 5 në shtator. Ueb faqja gjithashtu ka thënë se Apple është duke punësuar staf shtesë për të përballuar lansimin e produktit të ri.

Apple zakonisht ka paralajmëruar iPhone të ri në kuadër të konferencave Worldwide Developers Conference, megjithatë muaji qershor e korrik kaloi dhe asgjë nuk u bë e ditur, kështu që spekulimet po sillen ka muaji shtator, muaj në kuadër të së cilit Apple tradicionalisht shpalos iPod të rinj.

Si zakonisht informacione zyrtare para lansimeve nuk ka, por burime të panumërta janë duke mbështetur thashethemet. Shumica e tyre duket të përqendrohen rreth lansimit në muajin shtator, duke theksuar se mund të shohim ose një iPhone 4 të përmirësuar të quajtur iPhone 4S ose një pajisje tërësisht të re të quajtur iPhone 5.

Analistët parashikojnë se do të ketë një procesor A5 të njëjtë sikurse me iPad 2, kamerë më të mirë dhe ndoshta integrim të një sistemi për pagesa mobile, por megjithatë asnjëra prej këtyre nuk janë të dhëna zyrtare dhe janë vetëm pjesë e thashethemeve të vazhdueshme dhe normale para paraqitjes së një produkti.

SHPËRNDAJE