MBROJTJE E ARGUMENTUAR
Dje, më datë 28 Dhjetor 2010, në Gjyqin e Qarkut në Beograd ka vazhduar dita e tretë e Fjalës përfundimtare të Mbrojtjes për nëntë djemtë Shqiptarë nga Presheva që po akuzohen për krime lufte “të kryera” në Gjilan e rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.
Preshevë, 29 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)
Avokati Zdravko Kërstiq, për pesë orë rresht doli në mbrojtje të Selimon Sadikut, Kamber Sahitit dhe të tre vëllezërve Hajdari, por edhe të katër të tjerëve. Ai i mbrojti ata me argumente të panumërta e sidomos me ato të shkruara. Gjithashtu, fuqishëm hodhi poshtë “dëshminë” e “Bozhurit 50” si dhe “dëshmitë” e dëshmitareve të mbrojtura rome C1 dhe C2 dhe atij B2 të cilat i nxorri si plotsisht të rrejshme. Nesër ka mbetur të paraqesë mbrojtjen e tij edhe Avokati Ilija Raduloviq dhe pas tij fjalën e fundit do ta thonë edhe nëntë të akuzuarit nga Presheva.
LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE
LKSH
Albanian National Movement
29. 12. 2010
Orhan Rexhepi
[email protected]
Preshevë