Ka deklaruar për AIK “Presheva Jonë” prof.dr Shefqet Krasniqi, imam i xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Kur është fjala për xhamitë, serbët kanë shkatërruar 270 sish që ka pasur vetem në Beograd. Ku janë sot ato xhami, apo ku janë 100 mijë shqiptarët e Beogradit ?! Regjimi sot ka lënë në Beograd vetëm një xhami sa për sy e faqe para bote për t’u shitur si shtet demokartik dhe tolerant dhe për të pasur një vend për Gadafin që sa herë të vijë me deven e tij ta fal naj vakt.

DR.KRASNIQI: UNË ATË CKA E KAM THËNË E KAM THËNË PËR “NËNË TEREZEN” DHE NËSE DIKUSH MË KA KECKUPTUAR NGA KATOLIKËT UNË MUND T’JU KËRKOJ FALJE

Ka deklaruar për AIK “Presheva Jonë” prof.dr.Shefqet Krasniqit, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Sipas hz.Krasniqi «shkrimet e disa gazetave dhe portale shqiptara rreth vizitës sime në Zvicër s’ janë gjë tjetër pos spekulime dhe pjesë e propagandës si në kohën e Serbisë të cilët ende nuk jane cliruar nga botëkuptimet koministe dhe nostalgjia jugosllave. Më vjen keq për këto media që nuk ja qëlluan dhe më vjen mirë që autoritet zvicerane nuk merren me thashe theme as nuk bien në kurthën dhe në nivelin e kësaj propagande komuniste..»

Gjenevë, 20 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Imami nga Prishtina prof.dr. Shefqet Krasniqi ia arriti dje pas dite për pakë orë që t’i mbledhë rreth rreth 2000 persona, kryesisht të besimit muslimanë si dhe 40 gazetarë zviceranë, shqiptare dhe botëror në Pallatin e Kongreseve në Bien/Bile organizuar nga Qendra Islamike në Zvicër ( Islamischer Zentralrat Schweiz -IZRS). Për cudi aty nuk u panë disa gezetarët të cilëve drejtësia zvicerane, si duket ja kishte prishur planet, të cilat media, portale kishin pritur dhe paralajmëruar ndalimin apo arrestimin nga policia zvicerane të intelektualit të shquar, imamit të xhamisë së Madhe në Prishtinë dr.Shefqet Krasniqi për shkak disa deklaratave për Nënë Terezen.

Presheva Jonë: Edhe në Luginën e Preshevës, duket se fenë e kanë shndrruar si politikë see edhe ketu ka divegjenca dhe mos pajtime. Madje disa ende mbahen me Beogradin. Muslimantët shqipatre të Luginës së Preshevës ka duhet t’i kthejnë “antenat” profesor Krasniqi  ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI
: Antenat janë të kthyera, vec tash shtrohet pyetja se kush i bashkangjitet dhe i përkrah ato. Këto antena janë të kthyera kah Prishtina apo Tirana dhe tash shqiptarëve të këtyre viseve i mbetet t’i bashkangjiten dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Unë kam qenë disa herë në Preshevë atje ka njerëz që rrespektojnë fenë dhe vërehen shenja të mirë kur sheh xhamitë atje plotë të rinjë. Më mirë të shkohet në xhami se sa rinia jonë të sillet kafeneve e stacioneve. Si mund të kthehen nga Beogradi i cili regjim pos krimeve dhe maskrave ndaj shqiptarëve në Kosovë kishte shkatërruar xhamija e kisha në vendin tonë. Kur është fjala për xhamitë serbët kanë shakëterruar 270 sish që ka pasur vetem në Beograd. Ku janë sot ato xhami, apo ku janë 100 mijë shqiptarët e Beogradit ?! Regjimi sot ka lënë në Beograd vetëm një xhami sa për sy e faqe para bote për t’u shitur si shtet demokartik dhe tolerant dhe për të pasur një vend për Gadafin që sa herë të vijë me deven e tij ta fal naj vakt.


Presheva Jonë:  Meqë jeni në Zvicër dhe ketu kemi një komunitet të madh të shqiptareve, kryesisht të rinjë. Cili do të ishte mesazhi i juaj drejtuar atyre ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI : Fillimisht sikur unë dhe mabrë ksoova faldnerojmë dhe jemi mirnjohës për qevrinë dhe popullin zviceranë cfraë ka bërë për vendin tonë qysh para lufte me ndihma humanitare e deri tek njohja zyrtare e shtetit të Kosovës nga Berna zyrtare. Jemi mirnjohës edhe për mbjetjen e shqiptarëve tanë në Zvicër, sespe sot këta punëtorë janë duke ushqyer me bukë qindra mijëra famalije tona në Kosovë, ku vendi ynë ende nuk i ka marrur këmbët mirë konomikisht, me nje papunësi të madhe dhe halle tjer sociale si pasojë e okupimit shumëvjeqar dhe lufta e fundit. Unë nga rinia jonë nuk do të kishe kërkuar asjgë, pos asaj që të rrespektojnë ligjet e vendit ku jetojnë dhe punojnë, të anagazhohen për integrim më të madh dhe të marrin traditat dhe të mirat e zviceranëve si punëtorë dhe njerëz të rrespektueshëm. Po ashtu nga rina jonë do të kërkoja që të punojnë dhe ndihmojnë së pari familjet e tyre në vendlindje e pastaj mundësisht t’i kontribujojne shtetit të Kosovës, të qëndrojnë larg e më larg punëve të liga, larg drogës, alkoolit dhe dukurive tjera që nuk janë traditë e shiptarëve të cilat u kundershton jo vetem feja jonë por edhe cdo fe tjetër.

SHPËRNDAJE