Kryesia e LPD-së në mbledhjen e mbajtur, më 26.03.2001, vlerësoi punën e Trupit Koordinues dhe Qeverisë së Serbisë, lidhur me zgjidhjen e probleme të pazgjidhura të Luginës së Preshevës. LPD konsideron se puna e gjertanishme e TK nuk ka qenë në përputhje me dinamikën e paraparë sipas Planit dhe Programit të cilën e ka aprovuar Qeveria si themeluese e këtij institucioni.
LPD është kyçur në punën e Trupit Koordinues me qëllim të ndryshimit të strukturës udhëheqëse dhe organizative si dhe reformimin e tij.
Në vazhdimësi kemi dhënë vërejtjet tona për punën e TK sepse funksionimi i tij nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme.
Ndonëse gjatë formimit të TK me angazhimin e faktorëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe OSBE-në e cila është nënshkruese e marrëveshjes për rek
onstruimin e këtij institucioni, ku pjesë e Programit të TK ka qenë: zgjidhja e statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zgjidhja e simboleve kombëtare, zbatimi në praktikë i dygjuhësisë, arsimi i lartë, nostrifikimi i diplomave nga Kosova, respektimi i plotë i amnestisë për ish pjesëtarët e UÇPMB, zbardhja e vrasjeve, demilitarizimi i rajonit, avancimi i policisë multietnike, krijimi i kushteve për kthimin e të të zhvendosurve në vatrat stërgjyshore, lëvizja e lirë e gjithë qytetarëve etj.
Me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në Komunën e Bujanocit dhe më gjerë LPD është pajtuar që pjesë e marrëveshjes së Koalicionit të qeverisjes së pushtetit lokal të Bujanocit, të jenë serbët lokalë pjesë e koalicionit ekzistues. Përkundër kësaj nuk po realizohet punësimi dhe integrimi i të rinjve shqiptarë në institucionet shtetërore.
Kryesia e LPD-së kërkon nga TK dhe Qeveria e Republikës së Serbisë:
- Reformimin e mëtutjeshëm të TK përfshirë edhe strukturën e saj;
- Realizimin e plotë të planit dhe programit të TK;
- Grupet Punuese t’i realizojnë planet e parapara për çdo grup punues;
- Realizimi i procesit të integrimit të shqiptarëve në organet shtetërore pa paragjykime për ish pjesëtarët e UÇPMB-së;
- Rikthimi i funksionimit të maternitetit në Preshevë;
- Realizimi i të drejtës së shqiptarëve për arsimim të lartë, nostrifikimi i diplomave, pranimi i diplomave nga Fakultetet e Republikës së Kosovës. Korrigjimi i plan-programeve si dhe sigurimi i teksteve në gjuhën amtare;
- Kthimi i të zhvendosurve dhe kompensimi i dëmeve të luftës;
- Demilitarizimi i rajonit, avancimi i
policisë multietnike dhe rritja e kompetencave të saj.
- Realizimi i të drejtës civile, përfshirë dokumentacionet e lëshuara që kanë të bëjnë me lindjen ose vdekjen e shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
- Implementimi i plotë i marrëveshjes për zgjerim të Koalicionit nënshkrues i të cilit është edhe TK, Qeveria e Serbisë dhe ambasadori i OSBE-së në Beograd.
Në se këto kërkesa edhe më tej vazhdojnë të injorohen nga Trupi Koordinues dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, Lëvizja e Progresit Demokratik, do ta shqyrtoj mundësinë e tërheqjes nga pjesëmarrja në këtë institucion.
LPD nuk dëshiron të jetë dekor i një institucioni, i cili në vend se t’i zgjidh problemet, ai, krijon probleme të tjera artificiale në këtë rajon. Gjithashtu LPD kërkon edhe nga partitë e tjera sqarime rreth aktivitetit të Trupit Koordinues dhe një qëndrim unik rreth vlerësimit të punës së tij.
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,
njëherit edhe kryetar i Asamblesë
komunale në Bujanoc