“Për mendimin tim seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Preshevës ishte dështuese dhe antiproduktive. Unë nu di cka i hyn në udhe Kuvendit të Komunës së Preshevës me një qytetarë të Kosovës, me Shemsi Nuhiun të arrestuar në Zvicër, kur vet Kuvendi apo autoritet së Kosovës së shpejti do ta kërkojnë qytetarin e vet nga Zvicra ?!..Nëse Shemsiu dërgohet në Beograd, dihet kush është përgjegjës” deklaron për AIK “Presheva Jonë” kryetari i BDL-së dr.Skender Destani, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.
Kësaj udhëheqësia, e kam fjalën për pushtetit lokal aktual në Preshevë, as nuk i interesojnë bisedimet,pasi që këta nuk janë të interesuar për qështjen e qytetarëve të Preshevës,unë di mjaftë mirë aftësitë e tyre profesionale dhe politikë dhe jam i bindur se këta nuk janë të gatshëm asnjëri të kontribojnë në qështjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd në të mirë të shqipëtarëve të kësaj pjese..shpreht fillimisht për Agjencinë informative Kombëatre kyrewtari i BDL-së dr. Skdnere Destani, ish-kryetar i Kuvnedit Komunal të Preshevës
Dr.Skender DESTANI: Këto largime nga subjekti jonë vetëm se sa do të na forcojë,pasi që janë larguar individ të cilët e kanë ndotur BDL-në,njerëzit materialista nuk i do populli, tek e mramja nga ky koalicion ne kemi dalur për interes të qytetarëve tanë,ata nuk kanë për qëllim mbrojtjen e politikës shqipëtare por vetëm vendet e punës të cilat nuk i meritojnë,njëri prej tyre nuk ka fare diplomë dhe pa diplomë e udhëheq shtëpinë e kulturës,tjetri rrahet me punëtorë dhe e drejton “Moravicën” ,pra tendenca e tyre është që të pasurohen.
Dr.Skender DESTANI: Kësaj udhëheqësia as nuk i interesojnë bisedimet,pasi që këta nuk janë të interesuar për qështjen e qytetarëve të Preshevës,unë di mjaftë mirë aftësitë e tyre profesionale dhe politikë dhe jam i bindur se këta nuk janë të gatshëm asnjëri të kontribojnë në qështjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd në të mirë të shqipëtarëve të kësaj pjese.
Dr.Skender DESTANI: Për mendimimin tim seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Preshevës ishte dështuese dhe antiproduktive. Unë nu di cka i hyn në udhe Kuvendit të Komunës së Preshevës me një qytetarë të Kosovës, me Shemsi Nuhiun të arrestuar në Zvicër, kur vet Kuvendi apo autopritet së Kosovës së shpejti do ta kërkoj qytetarin e vet nga Zvicra ?!..Nëse Shemsiu dërgohet në Beogrda, dihet kush është përgjejgës. Pra, kjo seancë e cila është mbajtur nuk është dashtur të mbahet në këtë formë,është dashur të mblidhen tre kuvendet e tri komunave. Të protestojmë në bashkarishtë për të arrestuarin i cili arrestohet në një shtet i cili shquhet si një shtet demokratik,kjo sencë jo se nuk do ta ndihmojë Shemsi Nuhiun ,përkundrazi un
ë them se kjo seancë vetëm se da ta pengojë atë,pasi që Nuhiu nuk është qytetarë i Serbisë por qytetarë i Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarit të Kosovës duhet ta bëjë shteti i Kosovës e që jam i bindur se Kosova do ta bëjë këtë gjë e që Nuhiu nuk do të ekstradohet në Serbi,unë jam i bindur se shteti serb ka qenë i interesuar që të mbahet një seancë e tillë që me anë të asaj séance ne të dëshmojmë se Shemsi Nuhiu është qytetarë i serbisë dhe ajo ka të drejtë ta kërkojë atë,shpresoj të jem gabim por mendoj se séance që është mbajtur në Preshevë e ka rënduar gjendjen e Shemsi Nuhiut.
Dr.Skender DESTANI: Them se jam i kënaqur me median private se po e bëjnë mirë punën e tyre dhe është e pa-anëshme,mirëpo televizioni publik TVP them se është kryekëput në shërbim të partisë në pushtet,ka 1 vit e gjysmë që Skender Destani nuk ka qenë i ftuar në atë televizion për qështje politike,edhe kur isha në koalicion nuk kam pasur qasje në këtë televizion,edhe pse ai televizion furnizohej nga buxheti pra nga ne. Ky televizion nuk i përcjell asnjëher aktivitetet tona ,kemi pasur konferenca për shtyp ky ata kanë qenë të pranishëm,kanë marrë filmime por ato nuk i kanë transmetuar fare. Unë them se ky televizion nuk duhet të funksionoj kështu,dhe siguroj se kur të vim në pushtet dhe ju siguroj se do të vijmë,do ta ndryshojmë casjen e këtij televizioni ndaj politikës dhe qytetarëve për ndryshe do të privatizohet.
Dr.Skender DESTANI: : Ju kuptoj se cfar doni të thoni,lideri është qështje e subjektit dhe askush nuk mund të na tregoj neve se kush duhet e kush nuk duhet të jetë në politikë,deklrarate e Kryetarit të tanishëm të Kuvendit them se është një deklaratë e pa matur dhe e pa analizuar,megjithëse ai nuk i ka precizuar emrat unë mund të aludoj se në kë ka drejtuar gishtin,por unë ju them se për atë qështje vendosin kuvendet e partive ndërsa të rinjët duhet të kyqen nëpër forume rinore së pari dhe ata më të suksesshmit barten në kryesinë e partisë. Ne në BDL kështu e kemi të organizuar rendin,i kemi dhënë shanc të rinjëve të cilët paskan pas ambicje për kryetarë partie por që nuk paskan pas guximin që t’i shprehin ambicijet e tyre. Për seriozitetin në punën e tyre shihet edhe në portalin e zyrëtarë të Komunës së Preshevës ku ende pas gjashtë muajsh Kryetar i Kuvendit figuron Skender Destani.
Dr.Skender DESTANI: Kryetari i Komunës nuk është i vetëdijshëm me veprimet e veta politike,ai sa të dojë të deklraj se është pro bashkimit kombëtarë,deri sa ai takohet me zyrëtarë serb nëpër Vranjë natën dhe ditën tregon patriotizëm folklorik unë jam më se i bindur se është dëm që ai ta udhëheq politikën shqipëtare të Preshevë. Cështja e takimit të Tiranës i takon një personi i cili udhëheq një Organizat Joqeveritare për interesa personale të vetat dhe nuk ka të bëjë aspak me qështjen e bashkimit të trojeve shqipëtare ,ne shqipëtarët do të bashkihemi në Bashkimin Europian dhe këto veprime vetëm e pengojnë interesat e shqipëtarëve,dhe e them edhe një herë se Ragmi Mustafa nuk i mbron interesat e shqipëtarëve por të ministrit Markoviq dhe qeverisë serbe. Prandaj, nuk mund të përmsohet gjendja në Luginën e Preshevës, përderisa liderët tanë në Prishtinë e Tiranë shkojnë në t’kapërcymit e në Beograd n’bujshëm !