Ky projektë është nënshkruar  nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa, në prezencë të gjithë koordinatorëve të zyrave për të rinjë, pasi që në konkurs zyra e të rinjëve e komunës së Preshevës, ka konkuruar me projektin “Marshi i të rinjëve”, me çrast edhe ka fituar. Koordinatori i kësaj zyre në Preshevë Avni Aliti, për TV Presheva, sqaron më hollësishtë se për çfarë projekti bëhet fjalë. Ndërkaq, sipas Alitit, aktivitetet e projektit “Marshi i të rinjëve”, do të zgjasin prej 1 Qershorit deri më 12 Gusht.

Arditë BEHLULI

Preshervë, 2 qershor / AIK-Presheva Jonë

Zyra e të Rinjve e Komunës së Preshevës, ka filluar me realizimin e projektit të titulluar “Marshi i të rinjëve”, projekt të cilin e ka fituar nga ministria për rini dhe sport. Ky projektë është nënshkruar më 11 maj në Beograd, nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa, në prezencë të gjithë koordinatorëve të zyrave për të rinjë, pasi që në konkurs zyra e të rinjëve e komunës së Preshevës, ka konkuruar me projektin “Marshi i të rinjëve”, me çrast edhe ka fituar. Koordinatori i kësaj zyre në Preshevë Avni Aliti, për TV Presheva, sqaron më hollësishtë se për çfarë projekti bëhet fjalë. Ndërkaq, sipas Alitit, aktivitetet e projektit “Marshi i të rinjëve”, do të zgjasin prej 1 Qershorit deri më 12 Gusht. Reailizimi i tij është lënë me qëllim në këtë kohë në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme kohën e pushimit veror ta kalojnë me aktivitete të ndryshme, pasi që grup e synuar e projektit janë pikërishtë ata. Zyra e të rinjëve e Komunës së Preshevës, pasi që është treguar mjaftë e suksesshme me aktivitetet e saja deri më tash, ajo ka hyrë në rrethin e ngushtë të zyrave për të rinjë në rajonin e Pçinjës. Pas këtyre sukseseve të gjitha zyrat e rrethit të Pçinjës, do ta realizojnë një projektë të përbashkët me aktivitete të ndryshme dhe të shumta.

SHPËRNDAJE