Gjatë luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, PVD u ballafaqua me sfidat ekzistenciale të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës. Kjo luftë politike për ruajtjen e substancës kombëtare vazhdoi edhe gjatë konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore, kur popullata shqiptare u detyrua që edhe me armë në dorë, në kuadër të luftës së UÇPMB-së, të ruaj pragun e shtëpisë. Këto prononcime u dhanë nga z.Riza Halimi, kryetar i PVD-së dhe depetet gjithpollor me rastin e 21-vjetori të themelimit të partisë së parë politike në Luginë të Preshevës, transmeton agjencia informative “Presheva Jonë”
Presheve, 1 shtator/ AIK-Presheva Jonë
Pikërisht me qëllim të realizimit të këtyre synimeve themelore programore PVD organizoi pjesmarrjen aktive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në zgjedhjet e para shumë partiake për parlamentin qendrorë si dhe në zgjedhjet e para për pushtet lokal të zhvilluara gjatë vitit 1992. njofton agjencia informative “Presheva Jonë” Ndërsa në vigjilie të shpërbërjes së përgjakshme të ish Jugosllavisë, PVD së bashku me PDSH e organizuan me sukses Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, me ç’rast shqiptarët e këtij rajoni për herë të parë në historinë e tyre e shprehën vullnetin politik lidhur me statusin e ardhshëm politik. Gjatë luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, PVD u ballafaqua me sfidat ekzistenciale të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës. Kjo luftë politike për ruajtjen e substancës kombëtare vazhdoi edhe gjatë konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore, kur popullata shqiptare u detyrua që edhe me armë në dorë, në kuadër të luftës së UÇPMB-së, të ruaj pragun e shtëpisë. Në kuadër të orientimit për zgjidhje politike të problemeve të rënda jetësore me të cilat është duke u ballafaquar popullata shqiptare, PVD dha kontribut substancial edhe në konstituimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Në këtë drejtim PVD gjithashtu u angazhua së bashku me shumicën e subjekteve tjera politike shqiptare për rikonstruimin e Trupit Koordinues të qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me anë të të cilit ishte paraparë realizimi i programit qeveritar për zgjedhjen e krizës në Luginë të Preshevës, që ishte përkrahur edhe nga NATO dhe OSBE dhe si i tillë u inkorporua edhe në Marrëveshjen e Konçulit. Mirëpo, edhe përskaj të angazhimit aktiv politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gjendja e tyre vazhdon të mbetet shumë e rëndë, madje më alarmante se asnjëherë më parë paraqitet kërkesa për ruajtjen e substancës kombëtare, që po rrezikohet për shkak të shpërnguljeve masive dhe spastrimit etnik të heshtur në tërë Luginën e Preshevës që në komunë të Medvegjës mjerisht është në fazën përfundimtare. Është më se e qartë se programi qeveritar i vitit 2001, pas rezultateve fillestare në tri vitet e para, kryesisht mbeti i parealizuar për shkak të mungesës së vullnetit politik të tri qeverive të fundit të Republikës së Serbisë për të siguruar qasje serioze në zgjidhjen e problemeve të rënda jetësore me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Republikën e Serbisë. Ndërsa raportet e tensionuara të Serbisë me Kosovën drejtpërdrejtë ndikuan në getoizimin ekonomik dhe kulturorë si dhe në militarizimin ekstrem të Luginës së Preshevës menjëherë pas Marrëveshjes së Kumanovës. Në këto rrethana u zbrazën tërësisht fshatra të shumta malore brenda Zonës së Sigurisë Tokësore qysh në verën e vitit 1999. Pjesës dërmuese të kësaj popullate nuk iu krijuan as kushtet elementare për kthim pas Marrëveshjes së Konçulit dhe relaksimit të Zonës së Sigurisë Tokësore të kryer në bazë të vendimit të NATO-s në maj të vitit 2001. Mirëpo ekzodi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në drejtim të Kosovës dhe shteteve evropiane po vazhdon jo vetëm për shkak të pasigurisë të shkaktuar me prezencën dhe represionin e forcave militare speciale, por edhe për shkak të gjendjes katastrofale ekonomike, të përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, me mosnjohjen e diplomave universitare të Kosovës, me mos nostrifikimin e diplomave universitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe me mungesën e gadishmërisë së qeverisë Serbe për integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore. Në situatë kur qeveria e Republikës së Serbisë ka dështuar plotësisht në realizimin e programit të vet me anë Trupit të saj Koordinues, madje edhe pas tentimit të pasuksesshëm për rikonstruimin e tij, është shumë e qartë se është e domosdoshme që për Luginë të Preshevës të sigurohet qasje shumë më serioze që do të përcaktohet në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë për zgjidhjen e çështjeve praktike, përkatësisht të problemeve jetësore të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë, duke u bazuar në kritere unike dhe identike. Kur dihet se parimi i reciprocitetit në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë është kërkesë themelore e Platformës politike të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të 14 janarit 2006, është e qartë se PVD së bashku me subjektet tjera politike shqiptare do të angazhohet jo vetëm për ndërprerjen e diskriminimit aktual shtetërorë që po ushtrohet ndaj popullatës shqiptare, por edhe për zgjidhjen adekuate të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që do të garantojë dhe sigurojë realizimin e të drejtave të plota individuale dhe kolektive
konform me normat më të avansuara ndërkombëtare, thuhet kështu në deklaratën e Kryetarit të PVD-së, Riza Halimi