Shkruan: Refik HASANI
Është për t’u përshëndetur dhe mbështetur deklarata djeshme nga Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës dhe qëndrimet e saj për bojkot të regjistrimit të Popullsisë në Serbi. Janë shumë arsyera për mospjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka pasur kurrëfarë parapërgaditje për ne shqiptarët. Fundj kur Serbia na injron, pse ne t’mos e injorojmë ketë regjistrim i cili padyshim do të jetë spekulativ. Vec, kësaj është edhe një përvojë e hidhur me Begradin, nisur nga regjistrimet e mëhershme në Kosovë, kur ajo gjendej nën okupim, ku regjstrimet në fjalë gjithnjë kishin minimizuar dhe spekulaur me numrin e shqiptarëve.
Bujanoc,4 shtator /AIK-Presheva Jonë
Ne shqiptarët nga këto tri komuna të banuara më shqiptarë etnik duhet organizuar regjistrimin e popullatës ndaras nga ai qendror pas një periudhe gjashtë mujore , por jo në të njëjtën kohë kur mbahen edhe në rajonet tjera serbe, për arsyen e vetme se nuk jan bërë kurrfarë pregaditjet dhe nuk janë plotësuar standardet dhe kushtet elementare për ne si shqiptarë në këtë rajon të administruar ende nën Serbi. Eshtë për t’u përshëndetur dhe mbështetur deklarata djeshme nga Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës dhe qëndrimet e saj për bojkot të regjistrimit të Popullsisë në Serbi. Janë shumë arsyera për mospjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka pasur kurrëfarë parapërgaditje për ne shqiptarët. Fundj kur Serbia na injron, pse ne t’mos e injorojmë ketë regjistrim i cili padyshim do të jetë spekulativ. Vec, kësaj është edhe një përvojë e hidhur me Begradin, nisur nga regjistrimet e mëhershme në Kosovë, kur ajo gjendej nën okupim, ku regjstrimet në fjalë gjithnjë kishin minimizuar dhe spekulaur me numrin e shqiptarëve.
Është ndihmesë pasi u pranua pas luftës së armatosur që procese ndaras prej ati qendror për herë të parë e përkrahën dhe u mbështetën edhe nga faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë . Identitet për tu vequar si territor edhe në aspektin ndërkombëtarë është pasi me referendum në vija etnike është dalluar ky territor më 1 e 2 mars 1992 ,është bërë lufta e armatosur , ka një marrëveshje të Konçulit të pranuar dhe njohur ndërkombëtarisht atëher me një fjalë ky territor ka krijuar një identitet të vetin që duhet ta mbaj dhe ushqej edhe me tej . Ne shqiptarët nga këto tri komuna si të pranojm të marrin pjesë në këtë rexhistrim të popullsisë , pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të dretjave të njeriut dhe atij kolektivë . Ende edhe më shumë se një dekad nuk kemi asnjë element plusë që na bënë të bindemi , prandaj me këtë rexhistrim do të legjitimohen :
– Shifrat jo të sakta , statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna ,
– Do ta përgjysmojn numrin e neve shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si Medvegja , Bujanoci dhe Presheva , por edhe nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja , Kurshumlia , etj
– Beogradi do të përfitoj më së shumti nëse dalim në rexhistrim të popullsisë ,
– Ne shqiptarët si të pranojm të marrim pjesë me rexhistrues dhe kontrollor serbë .
Qeveria e serbisë sillet me avazin e vjetër duke i injoruar , selektuar aplikuesit shqiptarë për rexhistrim të popullsisë . Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë prandaj ne duhet të kërkojm që ky rexistrim të mbahet ndaras nga ai që ka proklamuar Beogradi .Kështu u ndan edhe zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën për herë të par pas përfundimit të luftës së aramatosur që bëri UÇPMB-ja kundër diskriminimit të qeverisë qendrore dhe aparatit të tij shtetëror represiv . I kujtojm opinionit të gjërë publikë që vetë jemi ballfaquar me pengesa nga më të ndryshme për bartje të pronës sepse jan vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur , plotësuar , ripërtrirë dhe vazhduar për dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyr më rigoroze për ne të gjithë shqiptarët si nënështetas të saj . Beogradi nuk mundë të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne , që :
– Jemi lindur në në këtë shtet dhe
– Kemi prona dhe pasuri të patundshme .
Si të marrim pjesë në këtë rexhistrim kur ne banorët nga tri komunat e cekuara më lartë ende kemi droj të madhe nga pasiguria , kemi një zbrazje të heshtur , nga inskenimet e ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës , burgosjeve politike që ushtron vazhdimisht Beogradi, bisedat e shumta nëpër satacione të policisë dhe lëshohen trojet e tona . Si të pranojm të japim të dhëna për vetën ton kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si të përpunohen dhe nuk shenohen fare . Kemi një përvoj tepër të hidhur , pasi .
– Morrëm pjesë në zgjedhjet për parlament nacional të Serbisë dhe kemi vetëm një deputet shqiptarë ,
– Funksionon Trupi Koordinues , si projekt i qeverisë së Beogradit për tri komunat ,
– Këshilli Nacional është themluar , jan mbajtur zgjedhjet vitin e kaluar ku funksionon , por të lë shumë për të dëshiruar me efektet jo të mira në terren ,
– Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale ,
– Përfaqësim jo adekuat nëpër të gjitha nivelet e administratës lokale dhe qendrore ,
– Mungesa e Investimeve dhe prapambetja së madhe në zhvillim ,
– Mos respektimi demilitarizimit , mos repsketimi i përfaqësimit në policisë të z
ingjirit komandues .
E në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër neve shqiptarëve në këtë Krahinë , sepse po mbështesnim luftën në Kosovës . Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca u vendosën paramilitarë dhe të tjerë vrastar u stacionuan në këtë Krahinë , nëpërë lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare . Pushteti agresiv i serbisë në vend që të luftoj në front me UÇPMB-në hakmerret kundër civilve të pafajshëm sidomos në disa zona të ndieshme si në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit . Këto tri Komuna lirisht mundë të themi se janë shëndrruar në poligone të vërteta ushtarake ku baza ushtarke e Cepotinit , ka shtatë kilometra është afërë qytetit të Bujanocit . Ne banorët e ksaj Krahinës shqiptare që kemi mbetur padrejtësisht ende nën admnistrimin e serbisëv u zhvendosëm , u dëbuam dhunshëm . Republika e serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë , Maqedoni dhe vende të tjera , kemi të zhvendosur që janë jo vetemë nga kta tri Komuna e cekura , por edhe nga qytete të tjera të serbisë . Republika e serbisë duhet të ketë një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre . Deri më tani Republika e Serbisë nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit përkundrazi me çdo kushtë është munduar ti pengoj direkt apo indirekt në forma nga më të ndryshme ashtu si di vetë ajo .Serbia deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Krahina shqiptare , asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për të zhvendosurit shqiptarë . Beogradi duhet të na bëjë ofertë për kthim , në këtë rastë të na afroj edhe kushtë përë realizimin e projektit përë rexhitrim ndaras . Të ndaj mjete nga buxheti i vetë për rexhistrim , për investim në këtë rajon , për integrim të banorëve të zhvendosur shqiptarë , për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane . Serbia duhet të pengohet të integrohet në Eurozonë nëse nuk na plotëson të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior . Për kthimin e neve qytetarëve të vetë dhe të na krijoj kushte për jetë normale . Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse , për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës , ajo Serbisë dhe donator të huaj . Kurse për shqiptarët e Krahinës së mbetur nën serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj , të mos i përkasin asnjë shteti ! .
Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë kemi nevoj të rexhitrohemi , por me kusht , që
– Të bëhet rexhistrimi i ndaras nga ai që e ka shpallur Beogradi , pra i veqantë , i mbykqyrur nga admnistrues , kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës .
– Rexhistrues të jen shqiptarë , ndërkombëtarë dhe Serbë ,
– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët .
– Formularët e rexhistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe ,
– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhën e saktë dhe të publikohet .
– Shqiptarët të lindur nga kjo krahinë kudo që jana , banojn e veprojn përkohësisht eduke përfshi edhe nëpërë shtete të botës tu njihete e drejta e rexhistrimit pa kurrfarë kufizimi .
– Të rexhistrohet të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat Medvegja , Bujanoci dhe Presheva , por edhe nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja Kurshumlia dhe që jan vendosur përkohësisht në Kosovë , Maqedoni dhe vende tjera .
· Autori është prof. i ekonomisë dhe publicist