Për herë të parë sot në mandatin e tij si ambasadori i Belgjikës në Serbi, Alen Kundiski, e ka vizituar komunën e Bujanocit, agjenda e tij ishte takimi me krerët e komunës, që e kanë pritur në zyrën e kryetarit komunës, Shaip Kamberi dhe ai i Kuvendit Jonuz Musliu, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Enis SALIHI
Bujanoc,4 dhejtor/AIK-Presheva Jonë
Në delegacionin e përbërë ishte edhe zëvendës ambasadori i OSBE-së në Serbi Tomas Mur, ndërkaq në diskutimet e zhvilluar, ambasadori është njoftuar për së afërmi nga krerët e komunës së Bujanocit për situatën aktuale në Bujanoc siç është ajo e ekonomisë, refugjatëve të migruar në Belgjik e shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e kësaj pjese.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se përveç problemeve ekzistuese gjatë takimit kanë shkëmbyer edhe mendime dhe vlerësime për të ardhmen dhe kanë kërkuar që të kenë qasje më proaktive sa i përket Luginës së Preshevës, në zhvillimin e vendit duke realizuar ndonjë program ekonomik që ndikon drejtëpërdrejt në zvogëlimin e papunësis, që qytetarët e këtyre trevave të mos jenë azilkërkues në shtetin Belg.