BUJANOC, 29 qershor -“Mund ta them edhe një gjë se shqipatrerët e Bujancit, amde edhe te tere Lugines nuk kanë problem me serbët e këtushë që jetojnë, problem kei pasur dhe kemi gjithnjë me Beogradi me politikat e tyre diskrimnuese, me të cilët edhe sot e kësaj dite kemi probleme, por asesi me serbët lokal...” ka deklaruar i pari i kounës së Bujanocit dr.Nagip Arifi në intervsiten dhënë sot agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”
Presheva Jonë: z. Arifi, si fillim na flisni pak sa për gjendjen aktuale politike në Komunë tu Bujanocit, si po rrjedhin gjërat ?
DR.ARIFI: Mund të them se situata aktuale në Komunën e Bujanocit por edhe në Luginën e Preshevës në përgjithësi është relativishtë e qetë, dhe për këtë gjendje natyrishtë se po kontribuojnë edhe subjektet politike shqiptare. E dim të gjithë për mangësit në ofrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve prej shtetit ku jetojmë, shtetit serb, por mund të them se kohëve të fundit po bëhen hapa të rëndësishëm para, si rezultat edhe i presionit ndërkombëtarë si kushte për antarësimin e serbisë në Bashkësinë Europine.
Presheva Jonë: z. Arifi, si e vlerësoni casjen e politikës në përgjithësi por edhe të qeverisë në veqanti të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, a mendoni se kanë filluar të ndryshojnë gjërat pas atyre “100 mij eurove të famshme” ?
DR.ARIFI: Them se dy qeveritë janë duke e dhënë kontributin e tyre sa u përket qytetarëve të Luginës së Preshevës, por sigurisht se mundësitë që të punohet e të kontribuohet edhe më tepër janë. Ndoshta ne nganjëherë po e teprojmë me trysnit tona ndaj Kosovës apo Shqipërisë, por kjo duhet të jetë e qartë se bëhet për shkak se po pretendohet një jetë më e mirë për shqiptarët në këto komuna. Ne pavarësishtë se kush vije në pushtet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri do të mundohemi të kemi marrëdhenie konstruktive, ne gjithashtu në programin e partis tonë e kemi të definuar bashkëpunimin me të gjitha subjektet politike si në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri.
Arifi: Më akuzonin për koalicion me serb, me po të njejtit deshën të më rrëzojnë nga Vranja!
Presheva Jonë: z. kryetar, tash dy vite pasi që keni timonin e Komunës se Buanocit. Si është gjendja e komunës ajo financiare në ndërrmarrjeve publike ?
DR.ARIFI: Po ju sic jeni të njoftuar që para dy viteve si parti e parë e dalur nga zgjedhjet, Partia Demokratike menjëherë pas zgjedhjeve saktësishtë më 8 qershorë ka filluar punën me koalicionin e formuar. Takimin e parë e kemi pasur me organizatat publike, për tu njoftuar saktësishtë me gjendjen në ato ndërrmarrje ku kemi konstatuar se mbi komunën rëndon një barrë e madhje si borgje ndaj atyre ndërrmarrjeve. Tash kur kanë kaluar dy vite, ne pos që kemi kryer një pjesë shumë të madhe të atij borgji, gjithashtu kemi kryer edhe punë shumë të rëndësishme të cilat sot veq qytetarët e komunës së Bujanocit mund ti prekin dhe të jetojnë me ato të mira. Ne edhe sot kemi borgje ndaj punëkryesve, si komunë, por kjo është pesë fish më pak se sa kur e kemi marrë pa ra dy viteve por borgje këto të cilat po shpresojmë se do ti kryejmë deri në fund të këtij viti. Mund të them edhe se po vëhet një rend dhe rregull nëpër ndërrmarje publike si në ndërrmarrjen komunalia ku kemi bërë kontrollimin për keqpërdorim të ujit të pijshëm apo edhe mos-pagesë, ku fatkeqësisht kemi hasur në raste të tilla dhe normal se po punohet në vetdijsimin e qytetarit se nuk ka ujë me hargju mos me pagu, nuk ka rrym me hargju mos me pagu, askund në botë nuk ka kshtu.
Presheva Jonë: z. Arifi, sa është stabil koalicioni aktual në Komunën e Bujanocit ? A është i fuqishëm aq sa të mos ndihet i rrezikuar ?
DR.ARIFI: Të gjithë e din se edhe në vitin 2004, edhe tash se si atëherë e si tash është situata, atëherë kur unë për herë të parë në historin e Komunës së Bujanocit u emrova kryetari i parë shqiptarë i kësaj komune, në vitin 2006 u rizgjodha kryetar komuna me një kundërkandidat shqiptar dhe dy serb. Prej vitit 2008 kur u ndërruar sistetmi i emrimit të kryetarit të Komunës me ligj, mua mu vështirësua veprimtaria politike në subjektin në të cilin isha dhe si rezultat i pa kënaqësive pikërishtë më 2 korrik 2011me disa bashkë partiak e themeluam subjektin e ri të cilin e quajtëm Partia Demokratike (PD) me të cilën i fituam zgjedhjet e rradhës në komunën e Bujanocit në vitin 2012 ku për herë të parë shqiptarët dolën me një rezultat aq the thell në raport me serbët sa u përket numrit të këshilltarëve, ku pastaj pasuan bisedat ku zbatova atë “rregullin e pashkruar” ku subjekti i parë bënë koalicionin, ku siq e thash edhe më herët më 10 qershore të 2012 e formova qeverisjen multietnike e cila ka qenë e tillë edhe në vitin 2004, 2006, 2008 nuk kam shpikur diqka të re, qeverisja multietnike ka qene edhe atëherë kur unë nuk kam qenë kryetarë komune. Me është drejtuar gishti i shumë personav se kam bërë koalicion me serb e jo me shqiptarë (të cilët i kam ftuar në koalicion) dhe po të njejtit që më akuzonin se po e qeveris komunën e Bujanocit me serb, kohë më vonë kanë shkuar nëpër zyrat e SPS-it në Vranjë për të shqyrëtuar mundësit për të më shkrarkuar, pra me po të njejtit për të cilët me akuzonin se po qeveris komunën. Dikur më sulmonin 18 shqiptarë në njërën anë edhe 10 ne në anën tjetër, tash jemi ne 18 e ata që na sulmojnë janë vetëm 10 ku me LPD-në kemi një bashkpunim të shkëlqyeshëm, kryetari Jonuz Musliu është kryetarë i Kuvendit. Mund ta them edhe një gjë, problem i shqitarëve të Komunës së Bujanocit asnjëherë nuk kanë qenë serbët këtu që jetojnë, problem ka qenë Beogradi dhe poltika në Beograd me të cilët edhe sot e kësaj dite kemi probleme, por asnjëherë me serbët lokal.
Zvicra dhe BE po ndihmon në zhvillimin e shkollimit të lartë në Bujanoc
Presheva Jonë: Së fundi keni marrë konfirmimin për një investim prej 1.2 mln euro për Universitet, a do të thotë kjo se dal nga dal komuna e Bujanocit po rritet si qendër e shkollimit të lartë e universitarë ?
DR.ARIFI: Ne sic e dim faklteti momentalisht ka probleme serioze sidomos me hapsirat vepruese, me lokacionin ku kemi ndërrmarrë një iniciative për ndërtimin e objektit të fakultetit, pas shumë vështirësive për caktimin e lokacionit kemi vendosur që ky projekt të realizohet në bashkëpunim me qeverinë Zvicerrane, parlamentin Europian dhe qeverinë e Serbisë, dhe do të fillojë ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë i cili do të jepen në shfrytëzim të fakultetit ekonomik. Me këtë mund të themi se qyteti i Bujanocit edhe pse vetëm sa ka filluar rrugën, është në rrugë të mbarë për tu bërë qytet universitar. Pra të kthehem edhe një herë tek ajo se ky objekt i shkollimit të lartë është në pronësi të komunës së Bujanocit dhe fakultetit Ekonomik vetëm se i jepet për shfrytëzim për një kohë të caktuar.
Presheva Jonë: z.kryetar, jemi në periudhë kohore kur maturantët po i drejtohen dyerve universitare, a keni kontakte me ministrit e arsimit në Kosovë, Shqipëri si do të sistemohen brucoshët e rinjë nga Bujanoci ?
DR.ARIFI: Le të kthehem pak në restrospektiv, menjëherë pasi e kam marrë pushtetin në vitin 2012, takimin e parë jashtë komunës së Bujanocit e kam patur me ministrin e artimit të Republikës së Kosovës z. Ramë Buja, ku kam propozuar që të gjithë studentet e Komunës së Bujanocit të cilët i kanë mundësitë për shkollim të lartë të pranohen nëpër fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , ku kemi arritur që të bëjmë një marrveshje të laverdishme për maturantët tonë, gjithashtu edhe në vitin 2013 ka shkuar mirë ku shpresojmë që edhe viti 2014 të jetë i ngjashëm me vitet paraprake dhe asnje student nga komuna e Bujanocit nuk do të mbes pa u regjistruar në fakultet.
Presheva Jonë: z. kryetar, si e vlerësoni punën e mediave në Luginën e Preshevës në përgjithësi, sa është liria e tyre e shprehur ?
DR.ARIFI: Dikur kemi pasur një varfëri apo terr informativ, tash kohëve të fundit fatmirësisht kemi një spektër të gjërë të mediav kush më profesional e kush më pak, por definitivisht mund të them se mediat po e luajn një rrol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve të kësaj ane.
Presheva Jonë: z. Arifi, kohëve të fundit po dëgjohen zëra ku po kërkohet një ministri për Luginën e Preshevës nga qeveria e Republikës së Kosovës, a e besoni se do të realizohet një gjë e tille ?
DR.ARIFI: Po mirë, në vitin 2007 është kërkuar një zyrë, ku vitin e kaluar një gjë e tillë bashkë me rezolutën për Luginën e përkrah edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe shpresojme që ajo të ndodh, po nëse eventualisht Qeveria e Republikës së Kosovës ndërrmerr ndonjë hap para për hapjen e një ministrie për Luginën kjo sigurishtë se do të jetë një gjë jashtëzakonisht e mirë dhe do të përkrahet nga gjith shqiptarët e kësaj ane.