Preshevë, 29 shkurt -Para nje muaji, kur i bëhej llafi rrezimit te qeverise Thaci-Mustafa ministrja e dialogut Edita Thairi ne nje intervsite për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kihste dekalrar nder tjera se : Tahiri: Më 1 mars nis njohja e diplomave për shqiptarët e Luginës së Preshevës
“Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, e cila është arritur javën e kaluar në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, do të nis të zbatohet me 1 mars 2016..” ka phuar ministrja Tahiri.
Sipas saj “kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore, e deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale”.
Ministrja Tahiri, ne vazhdi ishte shprehur se “kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse shumica e tyre kanë studiuar dhe diplomuar në Kosovë”.
Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat.