Kjo është një levë e vendosur në retrovizor për vozitje ditën/natën dhe shërben për të mbrojtur shoferët nga të “verbuarit” natën nga dritat e automjeteve që gjenden prapa tyre. E ekspertët shpjegojnë se për çfarë në të vërtetë shërben, përcjell Telegrafi.
“Kur ju vozisni natën, mund të ndodh që t’ju verbërojë drita e fortë e veturave prapa jush. Në pjesën e poshtme të pasqyrës është një levë të cilën mund ta tërhiqni ose shtyni.
Pasqyra mund të lëviz poshtë ose lart, kështu që dritat prapa jush nuk mund t’ju ‘verbërojnë’”.