Aleanca për Ardhmërine e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka arritur 14% të mbështetjes sipas një sondazhi të fundit nga një kompani amerikane. Kjo përkthyer në mandate i siguron partisë mes 16 dhe 17 deputetë për zgjedhjet e 9 Shkurtit, njofton “Presheva Jonë” sipas burimeve të saja.

Ky rezultat pasqyron rritjen e ndikimit të AAK-së, e cila ka bindur qytetarët me prioritetet e saj për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe promovimin e interesave kombëtare. Haradinaj mbetet një lider i vendosur, i cili ka treguar aftësi për të përfaqësuar Kosovën me dinjitet.

AAK hyn në zgjedhje me një platformë të qartë dhe energji të re, duke synuar të forcojë pozicionin e saj në Kuvend dhe të kontribuojë në qeverisjen e ardhshme të vendit.

 

SHPËRNDAJE