largea_12169915_169703763371907_428184871_o1444997402Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj, pas zhvillimeve të fundit në bllokun opozitar, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.

“Sot në ora 11:00 mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm dhe e kryetarëve të Degëve të AAK-së”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Opozita ka shtyrë për një datë të pacaktuar protestën e thirrur për dje në orën 14:00, ndërsa shefja e deputetëve të kësaj partie Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti.

SHPËRNDAJE