Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në shkollën “Faik Konica”.
Pas votimit, Abdixhiku ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në këtë proces.
“Zgjedhjet janë festë.
Festë e demokracisë. Në këtë ditë të bukur dimri, le të ushtrojmë demokracinë si vlerë, si besim, si fundament të Republikës tonë të re!
Zotine bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë popullin tonë!” – shkroi Abdixhiku.