Gazetari i agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ne OKB Nefail Maliqi me vepritarin e ceshtjes kombëtare Adem Demaci. “Falmnderit Preshevë, qe ma mundësove që per here te pare te shkel kemba ime ne OKB..” me këto fjale ishte shprehur Demaci duke falemnderuar gazetarin nga Presheva ne Gjenevë
Veprimtari Adem Demaci Luginene Preshevës e kishte jko vetem ideal por edhe idol kombëtar i cili ne cdo takim me vendor apo personalitete boterore, ne konfrenca lokale apo nderkombëtare ai vazhdimisht zinte ne goje Luginen e Preshevës apo Kosovne Lindore siq e quante ai. Per Luginen e Preshevës, statusain e pazgjidhur te shqiptareve ne këte pjese te Evropës, per roline Tiranes dhe Prishtines ai e zgjodi agjencine e lajmeve “Presheva jonë” te flsite haptazi për keto ceshtje me mjaft te ndieshme dhe me interes kombëtar dhe nderkombëtar.
Demaci për “Presheva Jonë” pak ditë para vdekjes: Po me duket se kam me vdek me nje sy qelë
Disa portale shpesh kane shkruar se Lugina ndjehet e tradhtuar nga Kosova, Adem Demaci mendon pak më ndryshe. Ai për agjencine e lajmeve „Presheva Jonë“ i zemeruar dhe i zhgenjyer per manovrimet e liderëve kosovare dhe zhvillmet e fundit në Kosovë ka thënë se „Kosova po tradhton vetveten e leje më Preshevën. A po shifni se cfare po ngjet ne Kosovën tonë të ndertuar me gjak e sakrific. U bëme hore, u bëmë gazi dhevt…“
Demaçi: Ju Presheva mos pritni shumë nga Kosova e shifni cfare po ndodhë me veriun e Mitrivicës!
Adem Demaci është i shqetësuar dhe tejtet i mllefosur rreth zhvillimeve te fudnit. sidomos me sjelljet e liderëve kosovarë te cilat sjellje i quan si « fëmija » Demaci ne nje inervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ata i ka quajtur “lakmixhinj të kolltuqeve” dhe ket luftë për pushtet po e paguan popullata e pafajshme dhe Kosova!
I pyetur rreth Luginës së Preshevës se a eshte harruar kjo pjese shqiptare nga Prishtina z.Demaci ne vazhdim tha se “po cfare Presheva mor vëlla, ne kemi harruar edhe vetveten…a s’po të shofin sytë se cfare po ndodhë në Kosovë, ne paralament po hahen si qente.. Liderët tanë i ka trenu buka e grytë, ndryshe nuk do te ishin keto hallakma. Krejt keto marrina, lufta për kolltuce po shkojnë në mullirin e armikut dhe dashakeqeve të Kosovës.
„Po e shifni se Kosova s po ka hall ta hjek macën prej persheshit..e leje më t’i ndihmoje vllaznit tanë atje ne Preshevë… Nuk kerkohet sy prej te verbërit…“ ka thëne Aden Demaci duke folur per ngercin dhe rolin e qeverise kosovare në Kosoën Lindore
“Shteti jone po luhatet, por fale miqve tane amerikan dhe ndërkombëtarëve tane nuk do të ket kthim mbrapa te situates ne Kosove para vtitit 1999, se sa per neve ktu qe jemi sot ishte rikthyer serbi dhe Serbine kembe kryq do ta kishte sot ketu në Kosovë siq ka nisur me ket “Zajednicën” “ ka shtuar Demaci.
Sipas veprimtarit, Adem Demaçi, udhëheqësit e Luginës të mos mbeshteten forte ne Prishtinen apo Tiranën, sepse “ato bash me pas dasht deri tash kishin bere dicka per ate krahine shqiptare ne Serbi. Por une do t’i sygjeroja lideret e Lugines qe ata duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta e tyre, po aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë..”
Baca Adem shkoj me Presheven n’gojë. Demaci për “Presheva Jonë” pak ditë para vdekjes tha “Po me duket se kam me vdek me nje sy qele, num do e shof Presheven aty ku po kam qejf dhe ps emabjta burgun ne kazamatet serbe..”
Në vazhdim z.Demaci pohon se Serbia i ka borxh Kosovës për tja riktyher trojet e veta etnike deri në Nish të ozurpuara me luftra e dhunë…”Beogradit , ja përkujtojmë se Serbia na ka borxh dhe sot atje kemi edhe një Kosovë e gjysëm nga Presheva deri në Nish, te Molla e Kuce dhe ato janë toka shqiptare. Dhe nëse ky serbi mundet me i mbajtur me zor, t’i mbajë…Sikur Kosovën a mundi ta mbante..” ka deklaruar në fund veprimtari i shquar z.Adem Demaci për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë »
« Po cfare Veriu me dhanë Serbisë oj ti « Preshava Jonë », a je n’mend, po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë ?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova, jo që nuk do t’i jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës.
Veprimtari Adem Demaci në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” duke folur rreth takimit të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës ka pohuar sot se “ne konfrencen e fundit ne Prizren edhe pse u quajt “bashkim” u vërejt mungesa e shqiptarëve te Preshevës. Por, mos harroni se dje s ishte fundi i dynjasë, meqë ky takim nuk eshte as i pari e as i mbrami takim dhe po vijnë ditë të mira për popullit tonë..”
Sipas Demacit, “duhet lënë ato muhabete kush dha me shume e kush dha më pak, Serbia dha me shume për veriun, e Prishtina më pak. Ne nuk mund të shtyhemi me Beogradin. “Një mund të t’ju them se as Thaci e as Kosova edhe sikur të japin jo 100 mijë euro, por as 100 miliardë euro s’mund t’i dalin hakut shqiptarëva të Luginës së Preshevës, sepse sikur ne edhe ata u flijuan dhe sakrifikuan për ket Kosovë, u burgosën e derdhën gjak e luftuan krahpërkrah me ne për Kosovën e lirë, për shtetin e Kosovës…” ka pohuar Demaci duke shtuar se tash cka të flitet, vec flitet tepër…
Veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka ftuar autoritetet serbe që të ndalin politikën dhe provokimet antishqiptare
“Autoritetet serbe duhet të ndalin turrin, jo vetëm të politikës diskriminuese, por edhe provokimet – qoftë me xhandarmëri apo me deklaratat kërcënuese ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”. “Për daljen eventuale të situatës jashtë kontrollit në Luginën e Preshevës, kryesore është vetë Serbia e cila nuk di të ndalet dot nga provokimet.”