Federata e Futbollit te Kosoves me ane te nje letra ngushelluese, sot ka njoftuar per nderrimin e jetes se Sokol Hadrit, i cili u vleresua si kontribues i madhe i sportit ne vendin tone.
E ne mbremje, i pari i FFK-se, z. Agim Ademi postoi ne profilin e tij zyrtare ne facebook ngushellimin per te, duke thene fjale te madhe per te ndjerin Hadri, per te cilin tha se nuk ishte vetem i familjes, por i gjithe Kosoves.
Postimi i z. ADEMI:
Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Legjendës së futbollit prizrenas, Sokol Hadri, i cili ishte shembull për të gjithë ne dhe një personalitet me virytyte të larta.
Sokoli i përkiste jo vetëm familjes Hadri, por qytetit të tij të dashur Prizrenit, ku e zhvilloi jetën dhe aktivitetin e tij, por edhe miqve e shokëve të shumtë. Pozitiviteti i tij dhe dashuria për futbollin u jepte motivë e entuziazëm qytetarëve të Prizrenit, kolegëve të tij me të cilët luante dhe tifozëve.
Ai ishte pjesë e familjes tonë të madhe të futbollit. Ai e ndau jeten me familjen dhe me futbollin.
Zoti e dërgoi në këtë jetë me talentin për futbollin dhe dhuntinë që t’i gëzojë e argëtojë njerëzit. Ai ishte lider i fushës me urtësi, por edhe me trimëri, sa herë ishte e nevojshme, teksa ishte i arsyeshëm për çdo njeri, e human në çdo çast.
Personaliteti i tij ishte aq ndikues, saqë edhe në punën e tij të përditshme që e bëri, ndikoi në gjithë qytetin. Edhe ata që nuk luanin futboll, Sokolin e adhuronin, sepse qyteti i Prizrenit është qytet i sportit.
Humbja e Sokol Hadrit është humbje e një pjesë të thesarit të futbollit. Ai është thesar i pazëvendësueshëm. Ky personalitet i pazëvendësueshëm gjithmonë do të jetë në themelet e futbollit me urtësinë e tij.
Me Sokolin pata rastin të punoj, jo në fushë por jashtë fushës. Për një kohë, ai, e udhëhoqi Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren, ku me punën e tij e vendosi futbollin e kësaj treve në binarë.
Nga përvoja e tij kam mësuar edhe unë dhe jam i lumtur që kemi pasur rastin të punojmë bashkë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Në futboll nuk e kisha fatin të luaja me të, por për atë pjesë e ruaj kujtimin për të dhe e kisha idol ashtu si edhe shumë lojtarë tjerë që e kishin në atë kohë.
Ngushellime familjes Hadri, sportdashësve dhe qytetit të Prizrenit për humbjen e një njeriu të madh.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Legjendë!
A.A.