Me ane te nje postimi te tijin ne facebook, presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi e ka pergezuar gjyqtaren Florentina Kallaba per sukseset e arritura ne nivelet nderkombetare.
Ja postimi i z. Ademi:
Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.
E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.
Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.
Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.
Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK.
#BashkëPërFutbollin