Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi, në një intervistë për emisionin “N’Konak”, prodhim ky i gazetës InFokus ka folur gjërë e gjatë sikur për jetën e tijë private, ashtu edhe për atë profesionale në detyrën publike që mbanë, por edhe në biznesin personal.
Ndërë të tjera, z. Ademi gjatë këtij emisioni ka treguar se si me dashamirësi i pret kritikat për punën që bënë, kjo sepse sipas tij, cdo kritikë e bazuar, e ndihmon atë që të japë më shumë nga vetja, që punën ta bëjë sa më mirë. Ajo cka është e pa pranueshme sipas z. Ademi, është kur mediat në mënyrë dashakeqe mundohen të sulmojnë duke ndjekur kauza, për cka mendoj se është gabim. Nuk ka njeri perfekt ka thënë z. Ademi, secili në jetën e tijë private ka momente të ndryshme, por që jeta private të përzihet në detyrën publike që e bartë, kjo ska se si të kuptohet ndryshe pos si qëllim keqe.
Unë do të vazhdoj të jap maksimumin nga vetja për futbollin, për rinin tonë që e kemi kaq të mirë, e të cilëve ju duhet vetëm të kenë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre, pastaj ata garantojnë sukses, garantojnë që në të ardhmen të na bëjnë krenar, ka thënë z. Ademi.

SHPËRNDAJE