I pari i FFK-se, z. Agim Ademi ka uruae kampionin e Kosoves, FC Ballkani per suksesin e arritur ne arenen nderkombetare, me rastin e fitores se sontme me rezultat 6-0.
Ja postimi i z. Ademi:
Urime FC Ballkani 👏👏⚽️🇽🇰
Një tjetër paraqitje spektakulare e FC Ballkanit në Ligën e Konferencës.
Pas fitores në udhëtim (0:4), kampionët tanë u treguan edhe më motivues e më bindës në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri“ ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.
Fitorja me shifrat 6:0 i jep motiv shtesë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja për sukses edhe në rrethin e ardhshëm.
Përgëzoj futbollistët, stafin dhe tifozët e FC Ballkanit për suksesin e arritur dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për prezantim të denjë në Evropë.
Ju priftë e mbara!
#BashkëPërFutbollin