I pari i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi ka uruar FC Ferizajin per rikthimin ne nivelet me te larta te futbollit vendor, pra ne Superalige.
Duke vleresuar larte punen dhe perkushtimin si organizativ ashtu edhe te betejes ne fushen e blerte, z. Ademi ka thene nder te tjera se FC Ferizaji do t’ia shtoje bukurine gares per kampion ne vitin e ardhshem.
Ja postimi i plote i z. Ademi:
🎉 Urime FC Ferizaj rikthimi në AlbiMall Superligë!
🏆 Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj.
🏅 Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë.
🌟 Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët “Ujqit” dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë.
🙌 Mirë se u riktheve në Superligë!