Presidenti i federates se futbollit te Kosoves z. Agim Ademi, me ane te nje postimi te tijin ne facebook ka uruar KF Lirinë e Prizrenit per rikthimin e saje ne SuperLigen e Kosovës.
Ja postimi i z. Ademi:
Urime FC Liria rikthimi në Superligë 🎉🎉🎉
Pas katër vjetësh skuadra me traditë të madhe, Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj në serinë e penalltive në përballje me skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, në ndeshjen e barazhit.
Kjo është një arritje e madhe për skuadrën dhe një moment krenarie për të gjithë tifozët e Lirisë dhe qytetarët e Prizrenit.
Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që kanë punuar me vendosmëri për ta arritur këtë objektiv.
Kjo arritje është shpërblim i merituar i punës dhe përkushtimit tuaj të vazhdueshëm.
Tifozët “Arpaxhikët” dhe qytetarët prizrenas në përgjithësi, duhet të ndjehen krenarë për përkrahjen e tyre dhe për energjinë që i dhanë skuadrës gjatë gjithë sezonit.
Ndeshja e sotme e barazhit për Superligë ishte shembull për angazhim e fair-play të skuadrave dhe për atmosferë të shkëlqyeshme në tribuna, por edhe për organizim të mirëfilltë.
Me ndeshje dhe organizime të tilla futbolli ynë pashmangshëm do ta vazhdojë rritjen e tij.
Uroj që FC Ferizaj të vazhdojë me këtë organizim të mirë dhe me lojëra të tilla cilësore edhe në edicionin e ardhshëm, në mënyrë që të rikthehet shpejt në Superligë.
Krahas FC Liria, sot, përgëzoj edhe FC Feronikeli 74 dhe KF Fushë Kosova, që po ashtu në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Superligës, me shpresë se ato do t’i japin ngjyra spektakli elitës sonë dhe do ta bëjnë atë edhe më cilësore.
Urime!
#BashkëPërFutbollin 🙌⚽🤝🇽🇰