Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi i cili sonte ishte i ftuar në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës ku ka folur për të gjitha dhe për gjithcka. Që nga rezultatet e kombëtares, deri tek zhurma për përjashtimin e tre yjeve “Dardan” nga grumbullimi i kaluar, prej akuzave për korrupcion e nepotizëm, e deri tek sqarimi se ato janë të gjitha të kontrolluara nga shteti dhe se ato materiale po riciklohen për të krijuar mjegull në publik.

“Absolutisht vendimi për përjashtimin nga grumbullimi ka qenë i trajnerit Foda të cilit i kemi garantuar si kushte të punës, ashtu edhe mbështetje në cdo vendim që nuk na demton si kombëtare, derisa tenton me vendosë diciplinë. Akuzat se unë i kam kërrcënuar futbollistët absolutisht janë gjëra që nuk i komentoj sepse janë absurditet i llojit të vetë. Futbollistët nuk janë minoren, ata kanë vetëdije dhe gojë të flasin vetë, të gjithë ata që kanë shpifë tashmë e kanë padinë në gjykatë dhe do të ballafaqohemi në sallën e gjyqit”, ka thënë në fillim Ademi.

Sa i përketë temës së korrupcionit të pretenduar nëpër portale ditëve të fundit, z. Ademi ka deklaruar se kjo qështje nuk është kurrfar hulumtimi, pasi që dokumentet e tilla janë kontrolluar në hollësi nga shteti ku nuk është gjetur asnjë shkelje dhe nuk ka asgjë për tu habitur aty.

“Absolutisht janë gjëra për të cilat është bërë kontrollë e detajuar nga shteti, unë jam mbajtur sic e dini në paraburgim për 30 ditë për ato gjëra, pastaj jam liruar e nuk kam marrë asnjë vërejtje apo dënim. Ato letra dikush ja ka dërguar një mediumi i cili pastaj e plason si ndonjë hulumtim, e që në fakt nuk ka asgjë shqetësuese aty, sepse ka kaluar nëpër cdo filtër” është shprehur z. Ademi.

Presidenti i FFK-së, z. Ademi ka folur edhe për kampionatin e paralajmëruar të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Federata Serbe, së bashku, e ku Ademi ka thënë se nuk pajtohet për një event të tillë, ani pse ka thënë se ka raporte të shkëlqyera me z. Armando Duka, për të cilin ka thënë se nuk i përzihen njëri tjetrit në përgjegjësitë që kanë, si udhëheqës federatash.

“Shikoni, unë e kam thënë fjalën time në lidhje me këtë qështje. Nuk pajtohem me atë që planifikohet të ndodhë mes FSHF dhe FSF, por unë përkundër raporteve të shkëlqyera që kam me z. Armando Duka, nuk mund të i përzihem në vendimet e tij për punën e futbollit në Shqipëri. Unë nëse më pyesin, nëse nuk do të mund të organizoja një event me Shqipërinë, do të prisja derisa të piqen kushtet dhe mundësitë, kaq mund të them”, ka përfunduar z. Ademi.

SHPËRNDAJE