Sulmuesi Sergio Aguero u detyrua që të pensionohet nga futbolli për shkak të aritmisë kardiake
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Segio Aguero ka ofruar një pasqyrë për atë se si duket fundi i karsrierës së tij, e cila bëri që lojtari të pensionohet për shkak të një aritmie kardiake dhe tani ka pranuar se ai ka një çip në zemrën e tij.
Aguero ju bashkua Barcelonës në verë të vitit 202 por ai arriti që të bëjë vetëm gjashtë paraqitje për klubin nga Camp Nou, derisa u largua në ndeshjen kundër Alaves në nëntor pasi që ankoi për dhimbje gjoksi, e cila ndeshje doli të jetë e fundit për të.
“Kam një çip këtu (tregon gjoksin e tij”, ka shpjeguar Aguero në kanalin e tij në Twitch, transmeton GazetaExpress. “Gjatë natës ajo lëshon drita me ngjyra, unë jam si Iron Man”.
“Kam një çip, çmenduri. Nëse zemra ime shpejton rrahjet, ai njofton mjekun”.
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) December 15, 2021
Duke parë prapa ngjarjet që dërguan në pensionimin e tij, Aguero arriti që të buzëqesh pavarësisht ngjarjeve emocionale që i ndodhën atij.
“E dija një javë apo 10 ditë më parë, ata me kishin paralajmëruar se unë ka mundësi që të pensionohem”, tha Aguero, transmeton GazetaExpress.
“Kur me thanë që ishte fundi, shkova në Abu Dhabi që të shkëputesha pak, por me kohë ditë e lamtumirës erdhi, unë isha i qetë”.
“Isha me Laportan (President i Barcelonës) para se të largohem në një konferencë për shtyp dhe kur pashë shkallët me karrigen time aty, isha i thyer dhe fillova të qajë. Duhej të dilja edhe pse nuk dëshiroja për shkak se ishte shumë e vështirë për mua”.
“Nuk dëshiroja që të me shohin duke qarë dhe Laporta me tha mua që vetëm duhet të shkoja dhe të flisja, fillova të mendoj që isha i relaksuar apo u ndjeva i relaksuar”.
Sulmuesi e ka pranuar se në kohën e sëmundjes ai nuk ishte mirë.
“Para se ta paralajmëroj pensionimin tim, kam pasur kohëra të vështira për 15 ditë”, vazhdoi Aguero.
“Kur ndodhi, mendova se nuk ishte asgjë dhe unë do të bëhesha mirë. Por, kur shkova në spital ata me lanë në një dhomë të vogël vetëm me një sasi të madhe monitorësh rreth, e kuptova se nuk ishte ashtu si mendoja”.
“Pas dy ditësh në spital, fillova të bëhem nervoz. Kur futesh në një dhomë të çuditshme dhe je i rrethuar me monitor, e kupton se gjërat nuk janë duke shkuar në rregull me shëndetin tënd”.