BUJANOC, 26 shkurt (AIP) -Sot në Kosovën Lindore, rrespektivisht shëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur një akademi përkujtimore për nderë të komandant Ibishit dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e fundin mes forcave tona clirimtare shqiptare të UCPMB-së dhe forcave armike serbe në vitin 2001, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva jonë”.
Akademia përkujtimore nisi me nje minut heshtje dhe me homazhet e bërë tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht varri i dëshmorit të kombit, komandant Fatmir Ibishit duke vazhduar më pas me homazhet në fshatin Konçul kuer edhe kishte rënë heroi ynë.
Pos përfaqësuesve të OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc në ketë akademi morën pjesë edhe faktori ushtarak i ish-UCPMB-së si dhe ai politk të,prirë nga Jonuz Mulsiu, ish-drejtues politik i SHP te UCPMB-së. Nga shume folës pohuan se dëshmorët luftuna jo për ektë sitautëw cfare janë sot shqipatrët në Serbi, ata nuk luftuan as për interesa lokale e personale për për një Luginë të lirë dhe në Kosovë, cka amaneti i tyre ende nuk ka shkuar ne vend…
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit në fjalën e tij duke përkujtuar dëshmorët theksoi se në Luginën e Preshevës po mbretëron situatë e brishtë si reziltat i politikës diskriminuese serbe.. “Cdo degradim i situatës në Luginë faji eshte në Beograd për shkak politikës antishqiptare dhe se popullata nuk mund të jetojnë në keshtu as luftë e as në paqë..Prandaj, ftoj komunitetin nderkombëtar për një prezencë më të madhe në Luginë, për te ndihmuar në tejkalimin e kesaj situate, me avancimin e të drejtave të shqiptarëve të cilta ju mungojnë sot..”