Preshevë, 23 dhjetor -Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës(ASHAK) sot ka zgjedhë kryesinë e re, ku kryetar eshte zgjedhur akademiku nga Bujanoca Nexhat Daci, përderisa nënkryetar Jusuf Bajraktari, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Daci edhe gjatë viteve 1995-2002 ka qenë kryetar dhe sekretar general i ASHAK-ut. Ai për dy mandate ka ushtruar funksionin e kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Në vitin 2006 kryesia e LDK-së e kishte shkarkuar nga kjo pozitë dhe në vend të tij e kishte emëruar Kolë Berishën.
Do perkujtuar se akadmeik Daci ne intervistene fundit dhene agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” rreth kembimit te territoreve Kosove-Serbi kishte deklaruar se “Territoret nuk janë as molla e as dardha!..”
« Unë qëndroj pas qëndrimeve, parimeve të mia fundamentale, që de fakto përputhen edhe me ato të Kosovës dhe kominitetit ndërkombëtar se nuk jemi të interesuar për ndryshimin e kufijve dhe Kosova duhet të zhvillohet nga shtetet që kane njohur nga vende tjera nga te cilat do ta njohin. Dhe nëse dikush ka pretendime per shkeputjen e ndonje cope të Kosovës, në menyre absolute duhet veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës, fundja këtë u mundëson edhe Referendumi i viti 1992 dhe e drejta për vetvendsoje të popujve autokton..“, kishte deklaruar akademiku Nexhat Daci për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë »
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Anëtare korrespondente Justina PULA, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Fetah PODVORICA, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës; 4. Anëtar korrespondent Luan MULLIQI, Sekretar i Seksionit të Arteve.