Një aksident më pasojë vdekjen e nje personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Durrës – Fllakë .Viktima është 62 vjeçari Gjon Dodaj. Ky i fundit gjatë kohës që po udhëtonte me një motocikletë është përplasur nga një automjet tip golf me targa të Durrësit 9007 D. Nga verifikimet e para te grupit hetimor rezulton se 62 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes se fortë, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e automjetit 33 vjecarin Lorenc Lala, i cili është shoqëruar për në polici. 33 vjeçari po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Sipas policisë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë pakujdesia si dhe shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin mjetet e përfshira në aksident.