Dogana e Kosovës, në asistim të Policisë, është duke zhvilluar aksion në dy lokacione të ndryshme në Zveçan dhe në Mitrovicën veriore.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani, teksa bëri të ditur se një bastisje është kryer në Zveçan, derisa aksioni po vazhdon në Mitrovicën e Veriut.
Kontrolli po kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, kryesisht produkte mjekësore.