Arben Bala është aktori shqiptar, i cili është bërë pjesë e Netflix dhe Hollywood. Ai madje ka fituar dhe ‘Palmën e Artë’.

Në një lidhje me Skype nga Norvegjia për “ABC e Mëngjesit”, Arbeni ka folur për projektin e tij më të fundit, serialin “Pernille”, i cili po thyer rekorde. Ai ka treguar se luan rolin e një psikologu, që ndihmon fëmijët.

Sakaq, Bala u ndal dhe te një projekt në Hollywood, për të cilin nuk ka pranuar të paguhet për shkak të ndihmës që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Personazhi im quhet Eron. Është psikolog dhe punon me fëmijët e mitur për shtetin. Ne kemi luajtur sezonin 3 dhe 4 përnjëherë dhe do dal në transmetim vitin tjetër. Sezonin e tretë kam pasur një rol më të vogël.

Unë kam marr pjesë dhe në një projekt në Hollywood. Unë jam një person shumë human dhe nuk kam pranuar të paguhem, sepse SHBA ka ndihmuar shumë Kosovën. Regjisori më ka thënë që nuk ka lidhje politike, por unë kam dashur ta bëj këtë gjest dhe e bëra”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE