Albërie Hadërgjonaj njihet për udhëtimet e shpeshta në Amerikë.
![Albërie Hadërgjonaj në krah të kongresmenit amerikan (Foto)](http://images.botasot.info/uploads/largea_292558_10150645154917198_746893498_n1455005173.jpg)
Por, ajo këto vizita i ka shfrytëzuar për të krijuar miq dhe jo vetëm për të mbajtur koncerte me rastet e datave të shënuar të shqiptarëve.
Këngëtarja shqiptare së fundi është takuar me kongresmenin dhe lobuesin amerikan të çështjen shqiptare, Eliot Angle.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Instagram teksa shihet përkrah kongresmenit.
“Me mikun e gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Albëria në Instagram.
Ndërkohë, Albëria është duke përgatitur projekte të reja, të cilat do ti publikon në muajt e ardhshëm për fansat.