Albërije Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen.
Dita e sotme është e rëndësishme për këngëtaren Albërije Hadërgjonaj.
Kjo për faktin pasi ajo feston ditëlindjen dhe bazuar në biografinë që po qarkullon në internet, ajo i ka mbushur vetë 44 vite jetë.
Albërija karrierën muzikore e ka nisur herët e edhe tani pas një kohe të gjatë vazhdon të jetë e dashur për publikun shqiptar.
Ajo njihet edhe si një femër e cila e ruan stilin e saj dhe shpesh u bën konkurrencë vajzave të reja.